ARKATANA

Gjilani shpërndan farë misri për 411 fermerë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Komuna e Gjilanit nga sot ka filluar shpërndarjen e farës së misrit për mbjelljet pranverore, duke subvencionuar 840 fermerë brenda vitit në Gjilan.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, se qëllimi ka qenë stimulimi i mbjelljes dhe punimit të tokës bujqësore.

“Të gjitha aplikacionet e dorëzuara nga fermerët janë miratuar. Në mbjelljet pranverore janë subvencionuar mbi 411 fermerë. Shpërndarja bëhet nëpër lokalitete në koordinim më Këshillat e fshatrave. Sot kemi filluar me punktet në Velekincë, Llashticë, Zhegër, Nalalë, Lladovë, Cernicë, Vrapҫiq dhe Livoc i Ulët, ndërkaq në ditët tjera do të shpërndahet në të gjithë fshatrat, me qëllim të eliminimit të tollovisë. I lus përfituesit dhe të gjithë bujqit e Gjilanit që të fillojnë punën. Mbjellja është e garantuar nga ora 6:00 deri në orën 20:00. Çdokush ka të drejtë të dalë në ara për të punuar me masa mbrojtëse, por jo me shumë anëtarë të familjes”, ka thënë Haziri.

UBT

Komuna e Gjilanit do të jap afatin kohor për mbjellje dhe do të monitorohet në vazhdimësi.

Ndryshe, vlera e projektit është rreth 16 mijë euro, ndërkaq fara është e institutit të Osjek./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.