Mobi Casa

Gjilani shpërndan 31 mëshqerra për blegtorët

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan, e mbështetur nga organizata për zhvillim rural “Mëshqerra”, ka shpërndarë sot 31 mëshqerra barsë për blegtorët e kësaj komune.

Në ceremoninë e shpërndarjes, nënkryetari Arbër Ismajli, ka falënderuar partnerin OZHR Mëshqerra, për mundësinë e madhe për fermerët e Gjilanit.

“Në emër të kryetarit Haziri, sot po i shpërndajmë këto gjedhe, që është faza e dytë e projektit. Konkurrenca që i janë nënshtruar bujqit në bazë të thirrjes publike, ka qenë jashtëzakonisht e ashpër, pasi numri i aplikuesve e kalon numrin 100. Faleminderit partnerëve që kanë kontribuar dhe uroj që blegtorët t’i shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë”, ka thënë Ismajli.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, tha se për fat të mire, Gjilani e ka industrinë e qumështit jashtëzakonisht të zhvilluar që sot funksionin me 50 përqind të kapaciteteve.

Uji Dea

“Nuk e di që ka mënyrë më të mirë për ta nisur këtë vit se sa duke e rritur fondin blegtoral edhe për 31 krerë mëshqerra barsë të racës së pastër Hollshtajn. Ky është kontingjenti i dytë që iu dedikohet blegtorëve. Një falënderim të veçantë për OZHR Mëshqerra, për mbështetjen e madhe në realizimin e këtij projekti, për t’i dalë në mbështetje bujqve. Interesimi i madh i fermerëve na bën që të vazhdojmë me këtë projekt edhe në të ardhmen”, ka thënë Ramadani.

Ai tha se janë përzgjedhur fermerët që kultivojnë një deri në katër krerë lope, ndërkohë që Komuna për çdo krerë mëshqerre participon me 800 euro.

Drejtoresha e organizatës për zhvillim rural “Mëshqerra”, Florentina Kida-Gërguri, tha se falë punës së palodhshme të Komunës së Gjilanit dhe të Drejtorisë së Bujqësisë, kanë arritur që ta përmbyllin edhe projektin e dytë me sukses.

“Kjo është vetëm në të mirë të fermerëve të Gjilanit. Është bërë një punë shumë e madhe në terren, ku e kemi pasur shumë të vështirë në përzgjedhjen e përfituesve. Aty ku punohet drejtë, si në rastin e Gjilanit, ne gjithmonë do të jemi mbështetës të pa rezervë”, tha ajo./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.