Eko Higjiena

Gjilani shpërndan 250 shtëpiza për bletarët dhe 40 makina mjelëse për blegtorët

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka shpërndarë sot 250 shtëpiza për bletarët dhe 40 makina mjelëse për blegtorët. Në ceremoninë e shpërndarjes, kryetari Lutfi Haziri tha se për 20 vjet në liri nuk janë përmbushur nevojat e bujqve nga ana e shtetit, po pohoi se kjo është një dhuratë e vogël në vigjilje të 20-vjetorit të çlirimit për familjet bujqësore dhe kryefamiljarët që po e mbajnë jetën gjallë në Gjilan.

“Për njerëzit që e punojnë tokën do të ketë lehtësime, por për njerëzit që nuk e punojnë do të ketë pagesë të tatimit. Për 20-vjetorin e çlirimit të Gjilanit, kjo është një dhuratë e vogël për juve, familjet që merren me bujqësi, të cilët me djersën dhe duartë tuaja, vazhdoni ta mbani jetën gjallë. Unë e inkurajoj drejtorin që të vazhdojnë të rrisin subvencionimin në naftë, në mënyrë që ta ulin koston e prodhimit në bujqësi. Do të vazhdojmë ta subvencionojmë edhe bimën e duhanit. Po shkojmë të krijimit të qytetit të gjelbërt, jo veç me parqe dhe lule, por edhe me punë dhe me ara të punuara”, tha Haziri.

Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, tha se shpërndarja e shtëpizave dhe makinave mjelëse në vigjilje të ditëve të çlirimit, tregon edhe nderimin dhe respektin e punës së bujqve, rezultatet dhe të arriturat, duke e falënderuar në veçanti kryetarin Haziri për mbështetjen e fuqishme.

FIDANISHTJA

“I kemi përzgjedhur këto dy projekte sepse sektori i bletarisë është ai që është zhvilluar në mënyrën më të kënaqshme. Në vitin 2014 i kemi pasur 155 bletarë ose 3074 shoqëri bletësh, sot i numërojnë mbi 300 bletarë ose mbi 9 mijë shoqëri bletësh. Do të vazhdojmë ta mbështesim këtë sektor sepse synojmë t’i bëjmë 15 mijë shoqëri bletësh kur edhe i përmbushim plotësisht nevojat tona. Edhe sektori i blegtorisë është i një rëndësi të veçantë. Me angazhimin e kryetarit, partner të këtij sektori e kemi shkollën e bujqësisë dhe po shpresoj shumë që në vjeshtë të arrijmë edhe një kontingjent të lopëve”, ka deklaruar Ramadani.

Në fund, Haziri e Ramadani i kanë bërë thirrje bujqve që t’i shfrytëzojnë dy memorandumet e bashkëpunimit që Komuna i ka nënshkruar me Shell Kosova dhe HIB Petrol, për t’u furnizuar me derivate prej 5 cent më lirë për litër te e para dhe 6 cent te kjo e dyta./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.