ARKATANA

Gjilani shpërblehet me grant prej 745 mijë euro për performancën e vitit 2019

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit është shpërblyer me grant nga Ministria e Pushtetit Lokal në shumën prej 745 mijë euro, për performancën e vitit 2019.

Në këtë mënyrë, Gjilani zë vendin e tretë ne nivel të Kosovës për shumën më të madhe të grantit të fituar.

Kreu i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar MPL’në për vlerësimin e lartë për Gjilanin, derisa ka përgëzuar ekipin e madh të Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK), për angazhimin dhe profesionalizimin e madh që kanë treguar në këtë aspekt.

FIDANISHTJA

“Jam shumë i nderuar që Gjilani është ranguar në krye për performancën e lartë nga MPL dhe partnerët: SDC/Zyra Zvicerane, Suedia dhe Norvegjia. Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Gjilanin. Këto mjete nga granti, sikur edhe ato të kaluarat, do të përkthehen me investime komunitare. Faleminderit ekipit të madh Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale për punën e madhe që e kanë bërë, sikurse edhe të gjithë resorëve të Komunës”, ka deklaruar Haziri.

Ky është granti i shtatë që Gjilani fiton brenda katër vjetësh në kuadër të SMPK’së, derisa totali i shpërblimit shkon në afro 2 milionë euro.

Nga grantet e kaluara, përveç tjerash, është ndërtuar pjesa e parë e Rrugës së Kumanovës, rrethrrotullimi tek hyrja në Rrugën e Prishtinës, asfaltimi i rrugëve me elementet përcjellëse në lagjen Porodin etj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.