Eko Higjiena

Gjilani shpërblehet me 40 shporta, donacion nga ambasada norvegjeze

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komunës së Gjilanit, Ambasada Norvegjeze i ka ndarë një shpërblim për kontejner të vegjël për kalimtarë të rastit, falë angazhimit të cilin e bënë gjithnjë Komuna dhe KVRL për pastërtinë. Në këtë mënyrë pretendohet që për çdo ditë të ardhshme të kemi ambient edhe më të pastër.

Me këtë rast kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa tha se është edhe një nga aktet e zakonshme me të cilat merret përherë Komuna e Gjilanit në funksion të humanizimit të ambientit. “Kjo është një dhuratë që është dhënë Këshillit për Veprim Rinor Lokal në Gjilan këtë rast nga këshilli qendror përmes dhuratës së Ambasadës Norvegjeze, si kompensim në një far mënyre si motivim për atë punën të madhe që është bërë në Ditën e Pastrimit të ambientit në Kosovë” ka shtuar Mustafa.

Mustafa tha se kanë pranuar këtë shpërblim prej 40 shportave.“Ky është një dhurim simbolik, por jashtëzakonisht i rëndësishëm për Komunën dhe qytetarët tanë. Jemi duke vazhduar si Komunë që ta trajtojmë mirë ambientin, po shihni që përherë kemi më shumë zona të gjelbëruara, mirëmbajtja është jashtëzakonisht e mirë, kujdesi është i mirë, vetëdija e qytetarëve është përherë në ngritje e sipër dhe ky edhe është qëllimi. Ne sot kemi dalë në një akt simbolik i cili bëhet i rëndësishëm dhe merr efekt kur transmetohet për mes medieve te qytetarët”.

Hidromorava

Eranda Isufi, udhëheqëse e KVRL-së në Gjilan, tha se aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” ka qenë një hap mjaft i mirë.”Ky aksion vazhdon çdo ditë, në mënyrë të veçantë nga kompania, por edhe nga nisma të ndryshme të qytetarëve. Sot është një hap shumë i mirë kjo për ngjitjen e shportave dhe besojmë që kështu vazhdimisht do ta përcjellim edhe ketë vit ketë aksion dhe gjithmonë në rritje e sipër të hapësirave të gjelbëruara dhe të ngjitjes së më shumë shportave sepse vetëdija për një gjë të tillë krijohet me këta hapa konkret të cilët Komuna e Gjilanit i ka barë gjithandej” ka thënë ajo.

Ndërsa Bajram Isufi nga Kompania “Eko-higjiena” tha se për neve si kompani kjo iniciativë është shumë domethënëse për shkak se këto 40 shporta që po i vendosim do të jenë në interes edhe të qytetarëve edhe të kompanisë. “Prandaj kjo është shumë e mirëseardhur në këtë kohë sidomos për këtë lagje e cila ka filluar të ketë një vetëdijesim më të lartë për pastërti dhe shpresoj që të ardhmen të jetë edhe më mirë”.

Ai poashtu ka apeluar që qytetarët t’i përgjigjen kompanisë në kryerjen e obligimeve sepse kështu të gjithë së bashku do ta kemi një ambient të pastër./rajonipress/