Hidromorava

Gjilani shpenzon 10 mijë litra më pak derivate krahasuar me vitin 2013

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Është mbajtur sot mbledhja e radhës së Bordit të Drejtorëve dhe të zyrave, nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.Në mbledhje është folur konkretisht për rekomandimet e auditorit për secilën drejtori, ku kryetari Haziri tha se në bashkëpunim me Njësinë e Auditimit të Brendshëm do të shikohet progresi i arritur për të gjitha pikat.

Auditimi i Brendshëm që në fillim të vitit 2014 ka rekomanduar uljen e shpenzimeve në derivate dhe Komuna e Gjilanit ka shpenzuar 9569.39 derivate më pak krahasuar me vitin 2013, sikurse që ka ulje të shpenzimeve në të gjitha kategoritë.

Kryetari Haziri tha se edhe në këtë vit të qeverisjes po praktikohet ‘dietë’ e ashpër në shpenzime dhe nga kursimi i kësaj natyre do të ketë investime infrastrukturore për t’i zgjidhur problemet e qytetarëve.

FIDANISHTJA

Poashtu, kryetari Haziri ka kërkuar që të përfundohen edhe disa nga projektet e papërfunduara nga viti 2009 si pasojë e keq qeverisjes së kaluar.

Në mbledhjen e Bordit të drejtorëve, gjithashtu, është diskutuar lidhur me kryerjen e projekteve infrastrukturore në fshatin Bresalc, Dobërçan e Llashticë, sikurse edhe për projektet për komunitetet, siç është rruga në Shillovë, aneksi i shkollës në Ponesh dhe projekte për komunitetet tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.