Uji Dea

Gjilani shpall zyrtarisht përfundimin e korrje-shirjeve

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Gjilanit, përkatësisht Komisioni komunal, ka shpallur sot zyrtarisht të përfunduar fushatën e korrje-shirjeve. Hetem Ajeti nga fshati Malishevë ka qenë fermeri i fundit, i cili sot ka korrur 0.50 hektar me tritikal (grurë për kafshë).

Pas hapjes zyrtare të fushatës me datën 09.07.2014 nga kryetari i Komunës Lutfi Haziri dhe Komisionit komunal në fshatin Përlepnicë, komisioni ka nisur vizitat sistematike në terren dhe janë vizituar për çdo ditë të gjithë kombajnerët dhe të gjitha lokalitetet.

Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka thënë se këtë vit në komunën e Gjilanit kanë qenë të mbjellura rreth 2500 ha me grurë, 80 ha me elb dhe 120 ha me tërshërë.

“Nga vizitat në teren kemi vërejtur se varietetet dominuese tek ne ende janë: Evropa, Renesanca, Pobeda, varietete të Novi Sadit, ndërsa viteve të fundit kanë filluar të depërtojnë suksesshëm edhe varietetet e reja si: Andino, Apaqi, Euclip, Balaton, Super zhitarka etj., e që përpos potencialit të lartë prodhues janë edhe rezistente ndaj shtrirjes. Komisioni ka bashkëpunuar ngushtë me të gjithë akterët e përfshirë në fushatë, duke filluar nga zjarrfikësit, autokombajnerët por edhe me të gjithë bujqit, me qëllim të mbarëvajtjes së fushatës”, ka thënë me rastin e përfundimit të korrje-shirjeve drejtori Ramadani.

Mobi Casa

Gjatë kësaj periudhe, komisioni ka marrë mostra nga gjithë tereni për të bërë një vlerësim sa më të saktë mbi rendimentin mesatar në Komunën tonë. Gjithsejtë janë marre 80 mostra, prej të cilave 65 te gruri, 8 mostra te elbi dhe 7 tek tërshëra.

“Rendimenti mesatar është nën pritjet tona dhe në rendiment ka ndikuar edhe moti i përcjellur me të reshura i cili ka ndikuar në humbje të peshës hektolitare, shkundjes dhe shtrirjes së grurit në shumë ngastra. Rendimentet më stabile kanë treguar varietetet: Europa, Andino, Apaqi, Balaton dhe Pobeda. Ndërsa varietet tjera kanë pasur oscilime varësisht prej terrenit dhe masave agroteknike të aplikuara”, ka shtuar Ramadani.

Në fushatë kanë marrë pjesë 66 autokombajna, të cilët janë kryesisht të tipit Zmaj, Masej Fergoson, Nju Holand, Jon dar, Deucfar dhe Klas. Fushata është zhvilluar normalisht, janë respektuar të gjitha rregullat e korrjes dhe pengesa e vetme ka qenë faktori klimatik i cili ka ndikuar në stërzgjaten e fushatës.

Komisioni falënderon të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin, sjelljen korrekte dhe kontributin në përfundimin e suksesshëm të fushatës së korrje – shirjeve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.