KKVITI

Gjilani shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria e Arsimit në Gjilan nga e hëna (10 gusht) shpall konkurs për regjistrim të nxënësve në klasën e parë në të gjitha shkollat fillore.

Drejtori i DKA’së, Nazim Gagica, ka thënë se regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë do të zgjas deri në shtator 2020.

“Në klasën e parë të shkollave fillore të Komunës së Gjilanit, për vitin shkollor 2020/21, mund të regjistrohen fëmijët të cilët i mbushin moshën minimale 6-vjeçare. Fëmijët të cilët nuk i kanë ende 6 vjet, mund të regjistrohen, por duke i plotësuar kushtet e parapara sipas UA 16 -2004, neni 2, pika 2.1., ( fëmijët mund të regjistrohen pa i mbushur 6 vjet por me vlerësimin e mjekut dhe psikologut), dhe pastaj vendimin e merr DKA”, ka thënë drejtori i DKA’së, Nazim Gagica.

Më poshtë, janë shkollat dhe kushtet e përgjithshme për regjistrimin e nxënësve të rregullt në klasën e parë, në komunën e Gjilanit.

1. SHF ”Selami Hallaqi
2. SHF” Thimi Mitko”
3. SHF ”Abaz Ajeti”
4. SHF ”Musa Zajmi”
5. SHF ”Rexhep Elmazi”
6. SHF ”Nazmi Hoxha”
7. SHF ”Zija Shemsiu”
8. SHF ”Sadulla Brestovci”
9. SHF ”Dëshmorët e Kombit”
10. SHF ”Ramiz Cërnica”
11. SHF ”Agim Ramadani”
12 .SHF ”Bajram Curri”
13. SHF ”Esat Berisha”
14. SHF ”Mulla Iris Gjilani”
15. SHF ”Abdulla Tahiri”
16. SHF ”Vebi Ibrahimi”
17. SHF ”Liria”
18. SHF ”Nazim Hikmet”
19. SHF ”Skenderbeu”
20. SHF ”Vatra e Diturisë”
21. SHF ”Vesel Muji”
22. SHF ”Ibrahim Uruqi”
23. SHF ”Afërdita”
24. SHF ”Feta Qerimi”

Për regjistrimin e fëmijëve në klasën e I-rë në arsimin e detyrueshëm, duhet të paraqesin ekstraktin e lindjes.

Regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë fillon prej datës 10.08.2020, në lokalet e shkollës përkatëse, duke filluar nga ora 8 :00 deri 16:00

Pas mbylljes së afatit për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë, drejtoria e shkollës përkatëse bënë shpërndarjen e fëmijëve në paralele duke i respektuar kriteret si:

– Numri i barabartë i fëmijëve në paralele

ARKATANA

– Respektimi i gjinisë.

Fëmijët i nënshtrohen një vlerësimi profesional, lidhur me përcaktimin e shkallës së aftësive të tij-saj.

Vlerësimi duhet të bëhet nga organi profesional i shkollës si :

• Mësimdhënësi

• Pedagogu

• Psikologu

Vlerësimi i fëmijës duhet të bëhet në prani së paku të njërit prind ose kujdestarit.

Prindërit e pakënaqur me procedurat e regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë kanë të drejtë brenda 24 orëve, t’i paraqesin ankesë drejtorisë së shkollës, në raste të mos zgjidhjes së problemit, ankesa i drejtohet Drejtorisë Komunale të Arsimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.