FIDANISHTJA

Gjilani shpall javën e barazisë gjinore nëpër shkolla

/ 1 minutë lexim
HW

Gjilan – Drejtori i Drejtorisë së Arsimit ne komunën e Gjilanit, Nazim Gagica, prej 2-6 mars e shpall javën e barazisë gjinore nëpër të gjitha shkollat e komunës.

Gagica njofton se kjo iniciativë bëhet në bashkëpunim me Komitetin për Barazi Gjinore, Komitetin e Arsimit dhe Zyrën Rajonale te OSBE-së në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas- 8 marsin.

Mobi Casa

Gagica thekson se Drejtoria Komunale e Arsimit e mirëpret këtë aktivitet ngase, jo vetëm që bën sensibilizimin e gjeneratave të reja për rolin e gruas në histori, por edhe e ngrit kulturën e debatimit për barazinë gjinore nëpër shkolla, gjë e cila kërkohet edhe me Ligjin për Barazi Gjinore.

Për më tepër, Gagica njofton se ky projekt është organizuar edhe ne vitin 2019 dhe duke e parë si të suksesshëm, do të organizohet në vazhdimësi me qëllim që temat e rëndësishme si kjo të jenë pjesë e edukimit dhe arsimit brenda orëve të edukatës qytetare dhe të historisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.