FITORJA

Gjilani shkëlqen ndaj Lirisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore me rezultat 4:0 ndaj Lirisë, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, e që i takoi xhiros së 16-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Gjilani kaloi në epërsi që në minutën e 24-të. Melos Zenunaj shkaktoi penallti në zonë dhe mori karton të verdhë, ndërsa nga 11-të metra, i pagabueshëm ishte Edi Basha, që shënoi për 1:0.

Mbrojtësi Zenunaj një minutë më pas, gaboi në posedim të topit dhe shkaktoi faull duke ndalur në mënyrë të palejuar një futbollist të Gjilanit.

E mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Nga gjuajtja e lirë për Gjilanin shënoi Elvedin Heriq, në minutën e 26-të.

FIDANISHTJA

Heriq ishte i saktë me gjuajtje të fuqishme pas gjysmë ore lojë për 3:0.

Në pjesën e dytë, Gjilani që kishte edhe epërsinë numerike në fushë dhe epërsinë e thellë në rezultat, e administroi mirë lojën dhe nuk lejoi befasi.

Madje e shënoi edhe golin e katërt me zëvendësuesin Elton Cale, pesë minuta para fundit.

Me fitoren e shënuar të shtunën, Gjilani pas 15 ndeshjeve tani ka 17 pikë, ndërsa në javën e ardhshme si vendas do ta zhvilloje derbin e qytetit ndaj Dritës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.