Mobi Casa

Gjilani shfryhet në “autsajderin” e Superligës tek Besa

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilani e Besa e Pejës kanë përmbyll javën e 27 të Superligës së Kosovës në futboll, në stadiumin e qytetit në Gjilan e cila ka përfunduar me rezultat 5-1.

Me këtë fitore “bardhekuqët” e Gjilan janë komod në mesin e tabelës, ndërsa Besa që nga stinori vjeshtor është përshëndet nga Superliga e Kosovës në futboll.

Futbollistët e Gjilanit edhe pse krijuan disa raste shënimi u deshtë që pas 28 minuta lojë të shënojnë në portën mysafire, e këtë e realizoi Arbër Qyrbja duke shënuar një gol mjaft të bukur.

Katër minuta më vonë mysafirët arrinë të barazojnë në 1-1 nga pika e bardhë i pa gabuar ishte Ardit Tahiri.

Në fund të pjesës së parë Muhamet Useini arrinë të ngrisë epërsinë e Gjilanit në 2-1.

Eco Higjiena

Në minutën e 59-të, Gerhard Progni nga goditja direkte shënon gol të bukur duke ngrit epërsinë në 3-1.

Pas një gabimi trashanik të portierit mysafirë Haxhijaj në minutën 63-të i cili shkakton penallti Hila ishte i pagabuar duke shënuar për 4-1.

Goli i fundit në këtë ndeshje jo të barabartë u shënua në minutën e 67-të Keita Rezak me një goditje të fuqishme e detyron portierin e Besës që për herë të pesta ta nxjerr topin nga rrjeta e tij.

Me këtë fitore Gjilani zë pozitën e katërt me 40 pikë, ndërsa Besa e fundit me 10 pikë.

Në javën e 28-të, Gjilani do të jetë nikoqirë i Feronikelit nga Drenasi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.