GRANDEMALL

Gjilani shënon fitoren e parë historike në ndeshje kampionale kundër Prishtinës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në javën e VIII-të, të Superligës në futboll, skuadra e Gjilanit ka arritur të bën histori duke shënuar fitoren e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshje kampionale, duke e mposhtur Prishtinën me rezultat 2-0.

Për dallim nga ndeshja e kaluar ndeshjen e drejtoi ndihmës trajneri Alban Hyseni, Hyseni edhe pse ishte në këtë ndeshje ai nuk e drejtoi skuadrën ndërsa ndeshjen e drejtoi nga banka drejtori i Gjilanit, Sallah Sherifi, në mungesë të trajnerit Gentjan Mezani, i cili po theksohet nga taborri i Gjilanit se ka probleme familjare dhe pritet të rikthehet pas 3-4 javëve.

Futbollistët e Gjilanit arrinë në epërsi në minutën e 13-të nga penaltia, pasi më herët ishte ndalur në mënyrë të palejuar Edison Kqiku dhe arbitri Selim Isufi akordon penalti, dhe nga pika e bardhë i pa gabuar ishte kapiteni Fiton Hajdari.

Në minutën e 23-të, Krasniqi i Prishtinës gjuan nga distanca furishëm por portieri Enea Koliqi i cili sot ishte në nivel të detyrës mbron për mrekulli.

Një gjë të tillë Krasniqi e provon edhe në minutën e 38-të, por golin ja mohon edhe një herë Koliqi.

Mobi Casa

Në minutën e 65 mbrojtësi i djathtë i Gjilani, Frashëri, luan me dorë brenda zonës, dhe arbitri Selim Isufi akordon penallti, Endrit Krasniqi gjuan nga penaltia por Koliqi mbron duke shpëtuar rrjetën e tij.

Futbollistët e Prishtinës në minutën e 90 lëshojnë rastin më ideal të barazojnë rezultatin por Otto John nga afërsia gjuan jashtë portës.

Tre minuta më vonë në lojën shtesë “bardhekuqët” e Gjilanit vulosin gjithçka pas një kundërsulmi të shpejt Gerhard Progni i cili zëvendësoi Nikaqin me gjuajtje precize nga 16 metra mposht portierin Haxho të Prishtinës.

Pas ndeshjes, Sallah Sherifi, i cili drejtoi Gjilanin në këtë ndeshje deklaroi.
“Këtë fitore ju dedikoj tifozve “Skifterave” në veçanti tifozit i Engjull Smërqakut i cili ndërroi jetë para disa ditëve. Gjatë kësaj ndeshje kemi pasur shumë kujdes, treguam karakter por treguam cilësi dhe lojë të mirë, i përgëzoj futbollistët për angazhim”.

Në javën e IX-të, Gjilani është nikoqirë i Besës së Pejës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.