ZN

Gjilani shënon fitoren e katër radhazi

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Futbollistët e Gjilanit kanë shënuar fitore të rëndësishme kundër liderit të Ligës së Parë me rezultat minimal, por plotësisht të merituar. Me këtë fitore që ishte e katërta rresht prej se e ka marrë nën drejtim trajneri Sallah Sherifi, Gjilani ka bërë një hap të madh që të ngjitet lartë në tabelë, në mënyrë që të kyçet me skuadrat tjera për kthim në elitën e futbollit kosovar.

Shënues: Ardian Bajraliu ’56 (Pen). Gjilani – Ferizaj 1:0 (0:0)

Stadiumi i qytetit në Gjilan. Shikues:400 Gjyqtarë: Gashi, Bala, Hyseni. Kartoni i verdhë: Hyseni, Bajraliu (Gjilani) – Ramadani( Ferizaj).

Gjilani: Gagica, Hyseni, Arifi, Ramadani, Kastrati, Bajraliu, Dauti, Maliqi (Hasani), Salihu, Muja (Musliu), Beqiri (Zymberi).

Ferizaj: Gashi, B. Qerkini, B. Shabani, Istrefi, Mi. Idrizi, Haxhimusa (Sadriu), E. Shabani, D. Qerkini Sopa, Spahiu (Lubishtani), Ramadani (Me. Idrizi).

Futbollistët e Gjilanit kanë shënuar fitore të rëndësishme kundër liderit të Ligës së Parë me rezultat minimal, por plotësisht të merituar. Me këtë fitore që ishte e katërta rresht prej se e ka marrë nën drejtim trajneri Sallah Sherifi, Gjilani ka bërë një hap të madh që të ngjitet lartë në tabelë, në mënyrë që të kyçet me skuadrat tjera për kthim në elitën e futbollit kosovar.

Fillimi i ndeshjes ka kaluar në sprovimin e forcave nga dy skuadrat, duke i kushtuar më shumë rëndësi të mos pësojnë në fillim të takimit, se sa të shënojnë.

Në minutën e 20, mysafirët kanë dhënë gjuajtjen e parë në drejtim të portës së Gjilanit, ndërsa ishte ky Sopa që nga 25 metra godet fuqishëm, por Gagica ishte në vend .

Fundamenti

Gjilanasit rastin e parë për shënim e kishin në minutën e 28, kur nga mbrojtja kapiteni Hyseni kalon disa futbollistë mysafirë, duke e gjetur mirë brenda zonës së rreptësisë sulmuesin Muja, i cili në vend të gjuaj në drejtim të portës, ai kthen topin te bashkëlojtari i tij që nuk ka arritur ta zotëroj topin dhe ky rast shkon në pa kthim.

Pjesa e dytë ishte më e mirë dhe dy skuadrat hapin lojën dhe kjo është parë nga rastet e shumta që patën dy ekipet.

Në minutën e 55, Yll Maliqi ndalet nga mbrojtësi Burim Shabani brenda zonës së rreptësisë, kur bëhej gati për të gjuajtur në drejtim të portës dhe gjyqtarit Gashi nuk i mbeti tjetër veç të jep penallti për vendasit, që në gol e konkretizon Ardian Bajraliu.

Nga pranimi i golit mysafirët me të gjitha forcat hedhen në sulm për të barazuar rezultatin , ndërsa vendasit me të gjitha forcat kthehen në mbrojtje për të ruajtur fitoren dhe duke tentuar që me kundërsulme të shënojnë eventualisht edhe ndonjë gol.

Rastin më të mirë për shënim nga shumë raste që kishte Ferizaj, ndodhi në minutën e fundit të takimit, kur Lubishtani gjuan nga 25 metra, ndërsa ishte portieri Gagica që me majën e gishtave e largon topin për aq sa ai të shkon pranë pingules.

Deklaruan : Sallah Sherifi, trajner i Gjilanit: E kemi ditur se kemi të bëjmë me një skuadër të përgatitur mirë dhe ketë e dëshmoi skuadra e Ferizajt. Ne kishim rastet tona dhe mendoj se shënuam fitore të merituar. Pres që loja jonë të vazhdoj duke u rritur edhe më tutje dhe të vazhdojmë serinë e fitoreve.

Arsim Abazi, trajner i Ferizaj: Ishte një lojë e mirë nga dy skuadrat. Ne patëm raste më shumë se vendasit, por pësuam nga një gabim i mbrojtjes. Neve na mbetet të vazhdojmë punën dhe të ruajmë pozitën e parë, në mënyrë që të kthehemi në elitën e futbollit kosovar./rajonipress/