GRANDEMALL

Gjilani shënon fitore për të kryesuar tabelën

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Skuadra e Gjilanit pas javës së V-të, ka arritur e vetmuar ta kryeson tabelën e Superligës së Kosovës duke e mposhtur Ballkanin e Suharekës me rezultat 1-0.

Për “bardh e kuqët” e Gjilanit skuadra e Ballkanit tani e një kohë të gjatë ishte “macja e zezë” duke i shkaktuar humbje të njëpasnjëshme por kësaj radhe Gjilanasit u treguan të vëmendshëm.

Në fillim të ndeshjes lëndohet në gjurin e këmbës së majtë Kushtrim Shabani futbollisti i Gjilanit, por sipas informatave ai pritet të rikthehet shumë shpejt në fushën e blertë.

Mysafirët ishin ata që të parët rrezikuan portën e Gjilanit, Artur Magani, gjuan furishëm por Haxhihamza ishte në vend.

Me të filluar pjesa e dytë futbollistët e Gjilanit gjejnë rrjetën e portierit Armend Ruxhit, sulmuesi Gerhard Progni së pari gjuan Ruxhi mbron shkurtazi ndërsa në të dytin tentim Progni gjenë këndin e poshtëm të “gardianit” mysafirë Ruxhit duke realizuar për 1-0.

Hidromorava

Gjerë në fund të takimit të dy skuadrat më tepër u përqendruan me kundërsulme por nuk arritën të shënojnë në portat kundërshtare.

Me këtë fitore, “bardh e kuqët” i prinë tabelës të vetmuar me 12 pikë të tubuara.

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, pas ndeshjes ka deklaruar.
“Kemi arritur të fitojmë një ndeshje shumë të vështirë, jam i kënaqur me këtë fitore nuk bëmë ndeshje të mirë për sy por për momentin ne kemi synim se si ti mposhtim kundërshtarët tanë, ne do t`i marrim ndeshjet një nga një pasiqë çdo ndeshje e ka peshën e vet”.

Në javën e VI-të, Gjilani do të jetë mysafirë i Prishtinës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.