Eko Higjiena

Gjilani shënon fitore për “gjumë të rehatshëm”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Futbollistët e Gjilanit në javën e 28-të, në Superligën e Kosovës në futboll kanë shënuar fitore duke i mposhtur Trepçën 89 me rezultat 2-0.

Kjo fitore skuadrën e Gjilanit e rehaton në mesin e tabelës duke arkëtuar 43 pikë, ndërsa gjerë në përfundim të kampionatit kanë mbetur edhe pesë javë.

Deri në minutën 26-të, asnjëra skuadër nuk rrezikuan në portat kundërshtare, në këtë minutë mbrojtësi Armend Thaqi pasi depërton bukur nga ana e djathtë harkon duke gjetur Gëzim Rusin, i cili me një goditje të saktë nga 15 metra gjenë këndin e poshtëm të portierit Bledar Hajdinit, duke sjell skuadrën e tij në epërsi 1-0.

Në minutën e 36-të, Gëzim Rusi pasi shmang dy futbollist mysafirë gjuan bukur, por kapiteni mysafir Arbër Potoku për pak sa nuk mposht portierin e tij.

Në minutën e 57-të, Përparim islami harkon me kokë nga 8 metra Fiton Hajdari godet shtyllën pingule të portierit të Gjilanit, Donat Kaciut.

FIDANISHTJA

Dy minuta më vonë në atë 59-të, mbrojtja e “Minatorve” gabon e këtë më së miri e shfrytëzon Betim Haxhimusa, i cili nga 18 metra me gjuajtje precize mposht “gardianin” e Trepcës’89, Bledar Hajdinin.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Alban Hyseni deklaroi.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për skuadrën tonë, kishim përball kampionin aktual të Kosovës është fitore shumë me rëndësi për tu stabilizuar në mesin e tabelës edhe pse ka ndeshje ende, ne nuk do të ndalim duke punuar”.

Në javën e 29-të, Gjilani është mysafire në Prizren ku do të takohet me Lirinë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.