HW

Gjilani shënon fitore pas katër humbjeve rresht

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Futbollistët e Gjilanit përpos që nuk kanë shënuar fitore në katër javët e kaluara, ata nuk kishin shënuar edhe gol, “bardh e kuqëve” të Gjilanit ju deshën plotë 402 minuta për të shënuar gol në portën kundërshtare.

Futbollistët e Gjilanit me lojë të plogësht arritën të mposhtin Istogun me rezultat 1-0, ballafaqim i vlefshëm i javës së 25-të Superligës së Kosovës në futboll.

Futbollistët e Gjilanit nuk janë as hija e edicionit vjeshtor, në radhët e Gjilanasve përpos që mungojnë fitoret mungojnë edhe aksionet dhe papërgjegjësi totale e futbollistëve gjatë 90 minutave.

Mysafirët ishin të parët që rrezikuan portën e Gjilanit në minutën e 20-të, kur Fatlum Gashi godet një projektil nga 30 metra por Donat Kaciu ishte i vëmendshëm duke dëbuar topin jashtë vijës fundore të tij.

Një minutë më vonë në atë 21-të Dukagjin Gashi gjuan nga 13 metra Kaciu mbron dëbon topin shkurtazi aty gjendet Morina i mysafireve gjuan në port, por nga vija fundore duke shpëtuar gol të sigurt intervenon Arbër Shala.

Në minutën e 25-të Bahri Kera i Gjilanit gjuan nga 8-të metra me kokë por portieri mysafir Valmir Hajrizaj mbron.

Mysafirët në minutën e 30-të arrijnë nëpërmjet Bajramajt nga 27 metra të godasin horizontalen e Gjilanit.

Më meritori për fitoren e sotme të Gjilanit, ishte portjeri Donat Kaciu i cili shpëton gol të sigurt në minutën e 34-të kur Victor Hamed ishte i vetmuar por Kaciu shpëton gol të sigurt.

FIDANISHTJA

Mysafirët në minutën e 44-të nga 7 metra Hoxha i vetmuar gjuan, por Kaciu me mbrojtje bravuroze shpëton portën e tij.

Me të filluar pjesa e dytë në minutën e 47-të pas një tollovie nga 7 metra më së miri gjendet Egzon Shabani i cili shënon duke i sjellur tri pikë skuadrës së tij.

Dy vëllezërit Dukagjin e Fatlum Gashi kishin raste të mira të shënonin në minutën 70 e 77-të, por gjuajtjet e tyre nuk ishin precize./rajonipress/

GJILANI – ISTOGU 1-0 (0-0)

Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues rreth-700
Gjyqëtar Isufi, Muhadri, Hyseni , Tahiri.
Kartona të verdhë – Kera (Gj)

GJILANI- Kaciu, Kastrati, (Salihu), Hyseni, jamal. E,Hyseni, Shala, Kera, Shabani, Haxhimusa, Rexhepi(Morina)
Rusi.

ISTOGU- Hajrizaj, Morina, Cacaj, Magjarraj, Shabanaj(Rama), K,Gashi, Hemedi, Bajramaj, F,Gashi,
D,Gashi, Duraku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.