Mobi Casa

Gjilani shënon ditët e kulturës të Suedisë, Danimarkës, Finlandës dhe Norvegjisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me OJQ “Agro Eko”, gjatë mbrëmjes ka shënuar Ditën Kulturore të shtetit të Suedisë, Danimarkës, Finlandës dhe Norvegjisë, në nderim të këtyre vendeve mike të Kosovës dhe Gjilanit, sepse nëpër këto shtete jetojnë dhe punojnë një numër i konsiderueshëm i Gjilanasve, të cilët janë një fuqi e madhe ekonomike për vendin tonë.

Me këtë rast kryetari Haziri ka thënë se kjo është më e pakta që ne mund të bëjmë për këto shtete mike dhe për mërgatën e Gjilanit që është shumë e madhe në botën e jashtme.

Mobi Casa

“Ne po shënojmë ditën e kulturës të këtyre shtete, për ti falënderuar për miqësinë që kanë me Kosovën dhe për ti respektuar në të njëjtën kohë bashkatdhetarët tanë që punojnë dhe jetojnë në botën e jashtme. Me aktivitete të ndryshme ne kemi organizuar aktivitete të ndryshme në shënim të këtyre ditëve dhe për tu krijuar ambiente miqësie gjatë qëndrimit të tyre në Gjilan”, ka thënë kryetari Haziri duke u dëshiruar të gjithëve që të marrin pjesë në organizimet e Komunës ngase bëhen pikërisht për bashkatdhetarët.

ndryshe gjatë natës së sontme më 1 gusht, do të shënohet Dita Kulturore e Zvicrës e cila është Dita e Shtetësisë së këtij shteti./rajonipress/