HW

Gjilani shënon Ditën Ndërkombëtare të Familjes, theksohet roli i gruas dhe forcimi i vlerave familjare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në kuadër të shënimit të 15 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Familjes, Njësia për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale në Komunën e Gjilanit organizoi një takim diskutues kushtuar rolit dhe rëndësisë së familjes në shoqëri, sfidave bashkëkohore me të cilat ajo përballet, si dhe pozitës së gruas në jetën familjare dhe shoqërore.

Gjatë aktivitetit u vlerësua se familja mbetet shtylla themelore e shoqërisë, vendi ku kultivohen vlerat njerëzore, edukimi, solidariteti dhe mbështetja reciproke. Pjesëmarrësit diskutuan për sfidat sociale, ekonomike dhe kulturore që ndikojnë në mirëqenien familjare, duke theksuar nevojën për fuqizimin e rolit të gruas dhe krijimin e një ambienti të sigurt, të barabartë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë anëtarët e familjes.

Fundamenti

Në fokus të diskutimeve ishte edhe rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në hartimin dhe zbatimin e politikave sociale që synojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përkrahjen e familjeve dhe avancimin e pozitës së gruas në shoqëri. U theksua se institucionet lokale dhe qendrore kanë rol kyç në krijimin e mekanizmave mbështetës dhe ofrimin e mundësive të barabarta për qytetarët.

Organizatorët vlerësuan se aktivitete të tilla ndikojnë në promovimin e vlerave familjare, respektit, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, si elemente të domosdoshme për ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.