Hidromorava

Gjilani shënon ditën e të dëbuarve nga Kosova Lindore‏

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit, respektivisht nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri, përmes një ekspozite me fotografi të shtëpive dhe vendbanimeve të braktisura është kujtuar sot dita e shqiptarëve të dëbuar nga Kosova Lindore.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues dhe udhëheqës të institucioneve nga niveli lokal dhe ai qendror, si dhe përfaqësues nga tri Komunat, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka thënë se duhet të bëhet më shumë nga institucionet e vendit për qytetarët e asaj pjese.

“Edhe pse jetojmë për rreth 5 dekada në Gjilan, unë ndjehem zarbicali. Ajo është vendlindja ime, e cila që nga paslufta e deri më sot është e zbrazët së bashku edhe me gjashtë fshatra të tjera, kanë mbetur të pabanuara. Ai ka kërkuar që në kuadër të legjislacionit të bëhet më shumë që qytetarët e asaj ane të gëzojnë të drejtën e pajisjes me dokumentacione nga Gjendja Civile dhe të trajtohen si duhet, e jo një qytetarë kinez të bëhet shtetas i Kosovës, para një qytetari të Kosovës Lindore të cilët edhe ashtu janë në Kosovë për 17 vjet me radhë”, ka thënë ministri Rrahmani në fjalën e tij para të pranishmëve.

Ndërsa në emër të kryetarit të Komunës, ka folur nënkryetari Rexhep Kadriu, I cili ka thënë se Komuna e Gjilanit trajtimin e qytetarëve të Kosovës Lindore e ka përherë të barabartë me qytetarët gjilanas.

Mobi Casa

“Kryetari Haziri është përherë që i angazhuar në mbështetje dhe përkrahje të kësaj ane. Ai që në fillim ka bërë hapjen e zyrës për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë. Kjo zyrë është aktive sot në Gjilan dhe përditë merret me punë të cilat janë në shërbim të qytetarëve të asaj ane. Aktivitetet e ndryshme të kësaj zyre janë edhe aktivitete të Komunës së Gjilanit, sepse kjo është zyrë në kuadër të zyrës së kryetarit. Kryetari Haziri është duke u angazhuar dhe po bënë trysni edhe në nivel qeveritar që të ndërmerren hapa konkret drejt krijimit të kushteve për lehtësira më të mëdha në dokumentacion për këta qytetarë”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Kurse deputetja e Kuvendit të Kosovës, Lirije Kajtazi ka bërë të ditur se nga cilësia e deputetes është e angazhuar që të bëhen hapa konkret në këtë drejtim që qytetarët e asaj ane të kenë një gjendje më të mirë dhe sipas saj kërkesa e vetme dhe më e shpeshtë është ajo e pajisjes me dokumente, për të cilën gjë ka thënë se do të angazhohet deri në zgjidhjen e këtij problemi.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe koordinatorja e zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Gentiana Shabani, e cila ka potencuar se janë të gatshëm të jenë në shërbim të qytetarëve gjatë gjithë kohës, sikur që ka spikatur edhe kujtime të tmerrshme të dëbimit të shqiptarëve nga pronat e veta gjatë verës së vitit 1999.

Ndryshe, në këtë ekspozitë me fotografi, janë bërë edhe shpërndarja e mirënjohjeve për kontribuuesit e sferës së arsimit dhe filleve të arsimit shqip në atë pjesë, sikur që edhe është bërë hapja e ekspozitës me fotografi, të fshatrave dhe shtëpive të dëmtuara pas dëbimit të banorëve të asaj ane nga shtëpitë e tyre./rajonipress/