Eko Higjiena

Gjilani shënon Ditën Botërore të Librit

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit sot është shënuar 23 prilli Dita Botërore e Librit, ku për dallim nga përvjetorët e mëhershëm, këtë vit shkrimtarët janë takuar me lexuesit për të bashkëbiseduar në për librin dhe rreth librit sot e ndër vite.

Sabit Rrustemi në këtë takim me lexuesit në Bibliotekën Regjionale të Gjilanit, ka thënë se fokusi për librin ka shënuar ndryshim ndër vitesh, megjithëse lexuesi është shumë besnik dhe vazhdimisht Biblioteka e Gjilanit është përplot me lexues të rinjë.

Uji Dea

Ai me lexuesit në këtë bibliotekë ka thënë se 23 prilli është shpallur si Ditë Botërore e Librit që nga 15 nëntori i vitit 1995. Dita botërore e librit dhe të drejtës autoriale këtë vit shënohet edhe në Gjilan dhe të pranishëm ishin një numër i konsiderueshëm i autorëve, publicistëve, shkrimtarëve dhe lexuesve të të gjitha moshave.

Për ndryshe, nga të dhënat që ka Biblioteka, drejtori Qazim Azizi, ka konfirmuar se duke respektuar masat mbrojtëse kundër pandemisë Covid-19 Biblioteka ka punuar dhe ka dhënë shërbimet e saja, ndërsa interesimi siç ka thënë ai është jashtëzakonisht i madh për librat në përgjithësi prej lexuesve të rinjë të moshave të vogla e deri te studentë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.