Gjilani shënon 6 raste të reja me COVID-19, apelohet për respektim të masave

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka shënuar edhe gjashte raste të reja pozitive me COVID-19, derisa një qytetar që ishte në hospitalizim në Spitalin e Përgjithshëm, ka ndërruar jetë sot.

Komiteti komunal, në mbledhjen e mbajtur të shtunën, ka vlerësuar gjendjen, derisa u konfirmua që situata është e menaxhueshme.

Sipas këtij Komiteti, gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë brenda 5 muajve është: 666 të rezultuar pozitivë, 465 prej tyre janë shëruar, 173 raste janë aktive, derisa kanë ndërruar jetë 28 persona.

Në takim u bë e ditur se në hospitalizim janë 50 pacientë, ndërkohë që janë në pritje të rezultateve për 40 mostra.

Komiteti i Gjilanit ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat anti-COVID-19, si e vetmja mënyrë për ta parandaluar përhapjen e coronavirusit./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).