Uji Dea

Gjilani së shpejti nis investimet në ndërtim të infrastrukturës në lagjen Porodin, kosto 570 mijë euro

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se së shpejti do të nisin punimet për investimin e rrjetit të të ujërave të zeza dhe asfaltimin e të gjitha rrugëve në lagjen Porodin, me një kosto prej mbi 570 mijë euro të cilat parashihen me kontratën e nënshkruar gjatë ditës së sotme.

Haziri ka thënë se mjetet e investimit në këtë lagje janë 300 mijë euro nga granti i performancës që Komuna e Gjilanit ka fituar nga bashkëpunimi me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe DEMOS-it, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve prej mbi 170 mijë euro e ndan Komuna e Gjilanit nga buxheti i vet.

Uji Dea

Haziri ka thënë, gjithashtu, se kjo ishte lagja me gjendjen më të vështirë në komunën e Gjilanit, mirëpo sipas tij, me investimin e rrjetit të ujësjellësit në fazën e mëhershme dhe në këtë fazë me investimin e këtij projekti, do të bëhet një lagje e kompletuar me infrastrukturën publike.

Ai tha se do të vazhdohet me dinamikë të shtuar në kuadër të trajtimit të të gjitha lagjeve e fshatrave të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.