ARKATANA

Gjilani realizon 4509 aktivitete arsimore përmes platformës online “mesojmengashtepia.com”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka filluar aplikimin e mësimit nga distanca më 16 mars, përmes platformës mesojmengashtpia.com dhe brenda një jave ka realizuar 4509 aktivitete arsimore, që përfshijnë ligjërata, ushtrime, detyra dhe 360 video prezantime.

Sipas drejtorit të Arsimit, Nazim Gagica, ky projekt për herë të parë ka nisur të realizohet në nivel vendi, sa i përket shkollave publike, pas ndërprerjes së procesit mësimor në objektet shkollore si preventivë për shkak të COVID -19.

“Interesimi është i jashtëzakonshëm i nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve dhe kjo platformë tanimë ka dhënë efektet e veta, pasi që kjo mban në kontinuitet dhe lidhje të drejtpërdrejt komunikimi (virtual) mes mësimdhënësve të niveleve dhe lëndëve përkatëse me nxënësit e tyre, e që e bënë të dallueshme nga platforma e MASHT, e cila filloi dje së implementuari përmes RTK’së”, ka deklaruar Gagica.

Uji Dea

Gagica ka njoftuar se po bëjnë përpjekje për të zgjeruar platformën edhe në disa fshatra të cilat nuk janë përfshirë në fazën e parë të projektit.

“Mësimi në distancë padyshim se do të jetë pjesë e planit strategjik e afatgjatë në arsim dhe se kjo platformë, do të jetë bazë dhe pikënisje (por shumë më e avancuar) për realizimin e këtij plani”, ka përfunduar Gagica./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.