Gjilani qyteti i fajdeve, për një muaj disa raste të evidentuara

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Vetëm brenda një muaji në Gjilan janë arrestuar Lavdrim Kastrati, Afrim Krasniqi e Faton Dubova për veprën penale “Fajdeja”, kurse viktimë e rasteve të njëjta është personi i njëjtë me inicialet E.I. Kryeprokurori Jetish Maloku ende nuk është përgjigjur në interesimin e rajonipress se sa është goditur ky rrjet mafioz në Gjilan.

Në rastin e fundit Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit Faton Dubova, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Fajdeja.

KKGJILAN

Ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari Faton Dubova, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë materiale të të dëmtuarit E.I. në periudha të ndryshme kohore të njëjtit i ka dhënë para me fajde, në vlerë prej 226,000.00 euro, me qëllim që pastaj t’ia kërkonte me kamatë prej 30%, me ç’rast vlera e përgjithshme sipas marrëveshjes që i dëmtuari kishte për t’ia kthyer të dyshuarit ishte 294,800.00 euro.

I dyshuari, me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh./rajonipress/