RCCOLA

Gjilani qytet i pasigurisë, inskenohen edhe grabitjet, prangosen tre të dyshuar

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Në fshatin Livoq i Epërm, të Gjilanit janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që njëri prej tyre derisa ka qenë duke punuar në një kompani, dy të dyshuarit tjerë i kanë grabitur një shumë parash prej 1376€.

Gjatë intervistimit është vërtetuar se rasti është inskenuar në bashkëveprim mes të dyshuarve. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Komunikata e zgjeruar e policisë së Gjilanit

Policia e Kosovës arreston tre të dyshuar për një rast të “Grabitjes” në Gjilan

Mobi Casa

Gjilan – Më datë 25/01/2022 rreth orës 21:30 në magjistralen Gjilan-Prishtinë në afërsi të liqenit në fshatin Livoq i Epërm Y. H. (2000) (fillimisht i paraqitur si ankues i rastit) përmes telefonit ka infromu Policinë e Kosovës në Gjilan për një rast “Grabitje” ku sipas tij derisa ishte duke qëndruar në veturën që ofron shërbime të shpejta postare së bashku me një femër, dy persona të dyshuar ndaj tij kishin përdorur sprej lotsjellës dhe më pas i kishin grabitur një portofol me një sasi të të hollave dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.

Pas raportimit të rastit njësitet policore kanë arritur që në një afat shumë të shkurtë t’i lokalizojnë dhe rrjedhimisht t’i arrestojnë dy të dyshuarit S. S. dhe P. M. në largim e sipër me veturën e tyre afër Gjilanit.

Është gjetur edhe portofoli që ishte raportuar si i “grabitur” së bashku me sasinë e parave që pas ekzaminimit nga njësia e forenzikës ka rezultuar që jenë në vlerë prej 1376 euro.
Pas veprimeve hetimore nga ana e hetuesve policor rajonal është arrit të sigurohen dëshmi se rasti në fjalë ishte i inskenuar dhe i përgatitur nga të dyshuarit e lartë cekur.
Të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës, ku janë gjetur prova të qëndrueshme dhe ndaj të njëjtëve prokurori i shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin prej 48 orëve.

Po ashtu gjatë kontrollit trupor tek i dyshuari S. S. është gjetur edhe një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë në peshë prej 0.34 gram. Lidhur me këtë është iniciuar edhe rast në lidhje me veprën “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Rasi është duke u hetuar në koordinim me prokurorin e shtetit.
Me respekt,
Toger Ismet Hashani