Fundamenti

Gjilani promovon “Teatrin Magjik të Fëmijëve”, rekord i shitjes së biletave

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Me super shfaqjen “Fortnite dhe Super Gjyshja”, është promovuar sot “Teatri Magjik i Fëmijëve”, i cili do të funksionojë si skenë e veçantë në kuadër të Teatrit të Gjilanit, por që u dedikohet ekskluzivisht shfaqjeve e programeve për fëmijë.

Hapja e “Teatrit Magjik të Fëmijëve” është përcjellë me një rekord të shitjes së biletave prej mbi 300 sosh.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka uruar hapjen e teatrit për fëmijë, duke thënë se kjo është bërë realitet falë punës dhe angazhimit të jashtëzakonshëm të drejtorit të teatrit, Erson Zymberi e trupës teatrale.

United Hospital

“Hapja e Teatrin Magjik është lajm i jashtëzakonshëm për kulturën në Gjilan, për fëmijët, arsimtarët e prindërit. Jam jashtëzakonisht i lumtur që është arritur të bëhet kjo. Ky qytet ka kulturë teatrale dhe po ndihem shumë mirë që do t’i edukoj brezat e ri. E uroj drejtorin e teatrit dhe stafin për këtë arritje dhe ua konfirmoj mbështetjen e Komunës në vazhdimësi”, ka thënë Haziri.

Idea dhe koncepti i shfaqjes “Fortnite dhe Super Gjyshja” është bërë nga Bekim Korça, ndërkaq kanë luajtur: Mejreme Berisha, Njomëza Kalaveshi dhe Avni Shkodra.

Shfaqjet e fëmijëve do jepen çdo të shtunë në ora 12:00, në teatrin e qytetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.