Fundamenti

Gjilani pret të festojë në mënyrë madhështore 100 vjetorin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të mërkurën Gjilani është zgjuar më ndryshe. Kudo vërehet gëzimi e disponimi për të pritur festën e madhe të 100 vjetorit të shtetit shqiptarë. Institucionet komunale , shoqëritë kulturo artistike dhe organet e sigurisë janë përkujdesur që festa të kalojë në mënyrën sa më të mirë të mundshme.

Qendra e qytetit të Gjilanit të mërkurën dukej krejt ndryshe. Kudo flamuj, kudo zbukurime. Tashmë Gjilani për këtë 100 vjetor ka realizuar shumë projekte , por mbi të gjitha qytetarët e Gjilanit sidomos ata në qendër të qytetit tashmë janë bërë me ndriçim publik derisa qyteti ka sjellur në jetë edhe Monografinë e saj, ku në mënyrë të gjithanshme është përfshirë historia e Gjilanit.

Të gjitha institucionet lokale duke përfshirë edhe drejtorinë e kulturës janë përkujdesur që festa e 28 nëntorit të kalojë me shumë aktivitete, ngjarje e zhvillime kulturore, argëtuese e sportive. Drejtoria e kulturës sipas Veton Nevzadit drejtor është përgatitur maksimalisht që qytetarët e Gjilanit ta ndjenjë edhe artistikisht festën e 100 vjetorit.

Eco Higjiena

Organet komunale ditën e mërkurë e nisin me nderimet e tyre tek varrezat e dëshmorëve. Do të ketë një koncert para teatrit të qytetit kurse tashmë shumë familje e qytetar gjilanas kush në mënyrë individuale e kush në mënyrë të organizuar kanë mësyrë drejt Vlorës, Tiranës e Durrësit.

Policia e Gjilanit ka bërë një plan të veçantë operativë për ditën e mërkurë për të siguruar lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët. Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha për rajonipress se ka personel të mjaftueshëm madje me dhjetëra të cilët do të patrullojnë qoftë në këmbë ose me automjete. “Ne kemi apeluar disa herë që qytetarët të jenë të kujdesshëm “ tha Hashani.

Edhe Blerton Ajeti drejtor për mbrojtje dhe shpëtim ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes, sidomos kur me vete marrin fëmijët./rajonipress/