Eko Higjiena

Gjilani precizon detajet e faljes së borxheve për bizneset‏

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Agim Zuzaku, i shoqëruar edhe nga drejtori i Shërbimeve Publike, Urbanizmit dhe ai i Prokurimit, në një konferencë për media, ka thënë se në bazë të ligjit për falje të borxheve, Komuna e Gjilanit pret që bizneset të cilat kanë borxhe, të identifikojnë borxhin në DZHE, e më pas me shkrim të bëhet kërkesa për falje të borxhit që është grumbulluar deri në vitin 2008.

Me këtë rast, drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Agim Zuzaku, ka ftuar të gjitha bizneset që të drejtohen në zyrat e kësaj drejtorie, për të identifikuar obligimet ndaj taksës komunale deri në vitin 2008.

“Ftoj të gjithë përfaqësuesit e bizneseve që të vijnë në zyrat e drejtorisë sonë, për të identifikuar obligimet e grumbulluara deri në vitin 2008, e më pas të bëjnë kërkesën për faljen e borxheve në formën zyrtare. Borxhet që do të falen deri më 31 dhjetor 2008 për bizneset në Gjilan dhe kapin shumën e 1,686,253.97 euro, ndërsa pjesa e obligimeve që mbeten deri në fund të vitit 2014 në kategorinë e subjekteve juridike është 139,021.64 euro”, ka thënë drejtori Zuzaku, duke apeluar që të gjithë të afrohen në këtë drejtori dhe të bëhet lëvizje përpara, ngase borxhet e mbetura janë shumë të vogla në krahasim me shumën që falet prej rreth 1.7 milionë euro.

ARKATANA

Ndryshe, dokumentet e nevojshme për të bërë kërkesë në Qendrën për Shërbime të Qytetarëve, për shlyerje të obligimeve deri më 31 dhjetor 2008, janë kopja e letërnjoftimit, certifikata e biznesit, certifikata e numrit fiskal, por edhe dëshmia për pagesën e obligimeve prej 1 janar 2009.

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik gjendet në qendër të qytetit, ndërtesa e ish-ekzekutivit, kati i parë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.