Fundamenti

Gjilani pranon një respirator nga Gazmend Boshnjaku për nevoja të pacientëve në QKMF

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Ukshin Ismajli dhe drejtori i QKMF-së, Fejzulla Berisha, kanë pranuar donacion një respirator nga Gazmend Boshnjaku nga Gjakova.

“Ky respirator ka qenë i domosdoshëm, sidomos në kohën e pandemisë dhe emergjencave. Ndihma në ditë të vështira është më e vlerësuara gjithmonë dhe në emër të qytetarëve ju falënderojmë shumë”, ka deklaruar Haziri.

Kurse, dr. Gazmend Boshnjaku ka kërkuar nga të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që në këtë kohë pandemie të ndihmojnë njerëzit e institucionet me mundësitë e tyre.

Uji Dea

“Nuk është ndonjë ndihmë shumë e madhe, por besoj që do t’i ndihmojë QKMF’së. Është terapi që i jepet çdo pacienti me probleme respiratore, është aparat i përshtatshëm dhe më vjen mirë që ia kam sjell Gjilanit”, ka thënë ai.

Fjalë falënderimi në këtë ngjarje pati edhe drejtorit i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, Fejzulla Berisha, i cili theksoi se kjo pajisje do t’iu shërbej shumë për nevoja të pacientëve./rajonipress/