ARKATANA

Gjilani pranon karroca për personat me aftësi të kufizuara nga bashkatdhetari, Arsim Imeri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemajli, ka pranuar sot donacionin me karroca për persona me aftësi të kufizuara, të dhuruara nga bashkatdhetari ynë Arsim Imeri, me dedikim për shërbimet shëndetësore sipas prioriteteve.

“Janë karroca mbështetëse për të moshuar dhe dy prej tyre për persona me aftësi në lëvizje. Këto karroca janë shumë të nevojshme dhe do të jepen në shfrytëzim varësisht nga nevojat dhe kërkesat që vijnë në Komunën e Gjilanit. Në këtë fazë të përballjes me pandeminë globale kemi pranuar donacione të ndryshme për çka i falënderojmë të gjithë donatorët sikur Arsimi dhe konfirmojmë angazhimin maksimal për t’i asistuar të gjithë ata që kanë nevojë”, ka thënë, mes tjerash, drejtori Xhemajli.

FITORJA

Ndërsa, në emër të donatorit, Ilaz Rashiti, ka konfirmuar se këto karroca janë dedikuar për shërbimet shëndetësore dhe në të ardhmen do të ketë edhe donacione të tjera në pajisje dhe mjete të tjera në këtë fushë.

Ai më tej pas pranimit të mirënjohjes në shenjë falënderimi, ka potencuar se në mungesë të ardhjes këtë vit në vendlindje, Arsimi ka zgjedhur këtë formë të vizitës, duke konfirmuar se pas krijimit të mundësisë së ardhjes në Kosovë për pushime, mbështetja do të jetë edhe më e madhe për kategoritë në nevojë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.