United Hospital

Gjilani pranon 175 laptopë nga organizata gjermane GIZ për nxënësit në nevojë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka filluar të mërkurën shpërndarjen e 175 laptopëve për nxënësit e shkollës fillore “Thimi Mitko”, të cilët kanë nevojë për ndjekjen e programeve online.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ishte i pranishëm në këtë ngjarje, tha se organizata GIZ është njëri nga partnerët më të mëdhenj të Gjilanit në sektorin e arsimit.

“Falënderoj GIZ’in për këtë mbështetje. Faleminderit, po ashtu, edhe menaxhmentit të “Thimi Mitkos” për punën e madhe që po e bëjnë me mësimdhënësit e nxënësit. Fëmijët përfitues janë kategori e familjeve që kanë nevojë. Besoj shumë që në Gjilan po vendosim barazi sociale në shkolla, sikurse edhe në investime dhe në jetën tonë shoqërore”, ka thënë Haziri.

FIDANISHTJA

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, pasi falënderoi organizatën gjermane për mbështetjen e vazhdueshme, ka thënë se mësimi në këtë komunë po zhvillohet normalisht, duke shtuar se Gjilani është komuna që nuk e ka të mbyllur asnjë shkollë deri më tash.

Drejtoresha e shkollës “Thimi Mitko”, Sevdije Sadiku, tha kjo është një ndihmë e madhe për të gjithë këta nxënës, të cilët nuk kanë mundur t’i ndjekin mësimet online për shkak të mungesës së laptopëve.

Në fund, kryetari Haziri njoftoi se po vazhdon të implementohet programi shumë i rëndësishëm Wireles Free, për ta shfrytëzuar të gjithë ata që kanë nevojë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.