GRANDEMALL

Gjilani pranon 133 pako ushqimore dhe higjienike nga Zyra e OKB’së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka pranuar sot një donacion prej 133 pakove ushqimore dhe higjienike nga Zyra e OBK’së në Kosovë.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka falënderuar Zyrën e OKB’së për këtë donacion dhe për mbështetjen e vazhdueshme për qytetarët e Gjilanit.

Mobi Casa

“E falënderoj misionin e OKB’së në Kosovë për mbështetjen në kohë pandemie me pako ushqimore dhe pako higjienike, për qytetarët e Gjilanit që janë në listën e gjendjes sociale, për një mirëqenie më të mirë. Ne kemi qenë përfitues edhe të disa programeve të tjera nga z. Tahir Zanin, përfaqësues special dhe zonja Freemen”, tha Haziri.

Ndërkaq, Barrie Freemen, zëvendës shefe e Zyrës së OKB’së në Kosovë, ka thënë se ndihet mirë që sot po e dorëzojnë këtë donacion, që është mbështetje për njerëzit në nevojë në komunën e Gjilanit për ta përballuar situatën me pandeminë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.