Hidromorava

Gjilani po vazhdon me dezinfektimin për të parandaluar Covid19

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka vizituar sot Qendrën Regjionale të Shëndetit Publik, ku është konstatuar se nuk ka raste të reja dhe ato të deritanishmet janë duke u trajtuar nga institucionet shëndetësore, duke monitoruar edhe vetizolimin e familjeve me të cilat kanë pasur kontakt të prekurit.

Ismajli, në këtë takim të rregullt, potencoi rëndësinë e bashkëpunimit me të gjitha hallkat shtetërore që janë duke u marrë intensivisht me parandalim dhe kontrollin e gjendjes, për të mos lejuar përhapjen e rasteve me pandemi në rreze më të gjerë.

ARKATANA

“Jemi duke punuar të gjithë së bashku që këtë situatë ta kalojmë me lehtësi. Janë të mobilizuara të gjitha institucionet me kujdestari 24 orëshe për të garantuar ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët që kërkojnë mbështetjen dhe trajtimin mjekësor”, ka thënë nënkryetari Ismajli pas kësaj vizite.

Ai, gjithashtu, ka konfirmuar se Komuna e Gjilanit, në kuadër të angazhimeve në këto raste emergjente, ka bërë dezinfektimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Zhegër, në Cërrnicë dhe në klubin e gazetarëve “Beqir Musliu”. Gjithashtu, në ditët në vijim është konfirmuar se do të bëhet dezinfektimi i objekteve të vjetra të banimit kolektiv në qendrën e qytetit, me kërkesën e banorëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.