RCCOLA

Gjilani po ndërtohet e zbukurohet nga kompania gjilanase “Ceni Company”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Hysen Hyseni pronar i kompanisë “Ceni Company” së bashku me djalin e tij Jeton Hysenin janë të lumtur që po investojnë në ndërtime të larta e komplekse banesore tejet moderne që i përshtaten standardeve evropiane. Të gjitha këto ndërtime moderne po bëhen me punëtor gjilanas element ky që po përkrahet edhe nga blerësit e shumtë potencial që kemi thonë udhëheqësit e kompanisë “Ceni Company”.

“Ceni Company” tashmë ka bërë emër në ndërtimet e larta në Gjilan me banesat moderne e luksoze që ka ofruar në shitje. Dy udhëheqësit kryesor të saj, babë e bir, Hysen e Jeton Hyseni për rajonipress thonë se ata po e ndërtojnë dhe njëkohësisht edhe po e zbukurojnë Gjilanin. “Ndërtimet tona janë të legalizuara dhe i plotësojnë të gjitha kushtet e parapara urbanistike. Ky fakt vërtet po në bënë lider në tregun gjilanas sepse e tërë fuqia punëtore dhe materiale që shfrytëzojmë për këto ndërtime rrjedh nga Gjilani” shprehet Hysen Hyseni.

Sipas drejtuesve të “Ceni Company” banesat kolektive për banim janë të pajisura me leje ndërtimore.”Pos punës së mirë profesionale që bëjmë gjatë ndërtimeve dhe kualitetit që vërehet tek ne. Gjithashtu një rëndësi të veçantë i kushtojmë edhe obligimeve ndaj shtetit” thotë Hyseni.

Ndryshe “Ceni Company” me përkushtimin e saj dhe punën e mirë profesionale që ka bërë që nga viti 1988 ka arritur që të bëhet njëra nga kompanitë më serioze në Gjilan. Kjo kompani tashmë po e ndërton Gjilanin pasiqë aktualisht ka disa banesa kolektive që po i ndërton sipas standardeve evropiane. Kompania ka 170 punëtor kurse mërgimtarët ishin blerësit më të mëdhenj të banesave luksoze.

KKVITI

Ka nisur punën në vitin 1988 dhe me vetëm dy punëtor kurse në vitin 2014 ka 170 punëtor të angazhuar. “Ceni Company” tashmë ka bërë emër dhe traditë të punës së mirë duke krijuar një respekt të madh edhe tek blerësit, raporton rajonipress.

Hysen Hyseni pronar i kompanisë shpjegon suksesin dhe sfidat që ka përjetuar kjo kompani që nga themelimi. “Ishim kompani e re dhe kisha vetëm dy punëtor në vitin 1988. Na u dashtën vetëm dy vite dhe të krijojmë emër në Zhegër, Gjilan e Viti” rrëfen Hyseni.

Viti i luftës 1998-99 e dëmtoj shumë këtë kompani pasiqë tërë kapitalin e djersën 20 vjeçare e djegën dhe e plaçkitën ushtria e policia serbe. Hyseni megjithatë nuk dorëzohet. “Koha e pasluftës donte fuqi punëtore dhe arrita shpejt të angazhojë 120 punëtor duke krijuar edhe kuadrot e afta për punët inxhinerike dhe ato të arkitekturës.

Kërkesa për banesa të reja dhe moderne ka shumë dhe ne po bëjmë përpjekje që të ndërtojmë sipas standardeve të kërkuara nga profesionistët” shprehet Hyseni./rajonipress/