FIDANISHTJA

Gjilani po kompletohet me infrastrukturë moderne në kulturë dhe sport

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në konferencën e mbajtur sot nga drejtoresha, Shpresa Hajdari, e cila ka elaboruar punën që është duke u bërë në këtë drejtori dhe planifikimin që kanë për vitin 2018, por edhe investimet e mëdha pas shtëpisë së rinisë, punës në shtëpitë e kulturës nëpër disa fshatra dhe veçanërisht për investimet milionëshe që do të bëhen në sektorin e sportit.

Ajo ka thënë se në sektorin e Kulturës janë duke punuar sipas planifikimit, kalendarit të aktiviteteve dhe festave zyrtare, sepse është bartësja kryesore e organizimeve në këtë resor në bashkëpunim me Teatrin, ansamblet, shoqëritë dhe organizatat e ndryshme kulturore.

Kurse sipas Hajdarit sa i përket Teatrit të Qytetit, ajo konfirmoi se aty është repertori i cili duhet të përgatis katër premiera brenda vitit. Këtë vit sipas saj do të fillohet edhe me përgatitjen e shfaqjeve për fëmijë, sepse kështu përmbushet edhe më shumë detyra e këtij institucioni të skenës dhe publikut.

Uji Dea

Ajo ka potencuar se si janë duke punuar në Shtëpitë e Kulturës në Llashticë, Zhegër dhe Përlepnicë, që gjatë të ardhmes do të krijojnë kushte dhe mundësi shtesë për aktivitete të ndryshme në këto fshatra.

Drejtoresha Shpresa Hajdari ka njoftuar se në kuadër të punëve që janë duke bërë është përcaktimi i Federatës së Futbollit të Kosovës, që në Gjilan të ndërtoj këtë vit dy fusha ndihmëse për klubet sportive “Drita” dhe “Gjilani”, ku do të kryhen stërvitjet e tyre.
Edhe sa i përket Stadiumit të Qytetit ajo tha se janë duke monitoruar punën që bëhet atje dhe është një projekt që Gjilanit do ti jap një pamje krejt ndryshe dhe njëkohësisht do të jetë motiv për sportin e sportdashësit që të vazhdohet tutje me angazhime konkrete dhe mbështetje më të madhe të donatorëve për sportin.

Në sektorin e rinisë drejtoresha ka potencuar angazhimin e madh që bënë ky sektor i cili tashmë ka edhe shtëpinë e aktiviteteve me të rinjtë dhe organizatat e ndryshme rinore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.