Uji Dea

Gjilani pëson humbje në Prizeren

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Futbollistët e Gjilanit në javën e 29-të, në udhëtim në Prizeren në ballafaqim me Lirinë ka pësuar humbje me rezultat 3-2.

“Bardh e kuqët” e Gjilanit, me atë se çka zhvilluan gjatë 90 minutave kanë merituar së paku një pikë, por futbollistët Gjilanas nga rastet e shumta dështuan të shënojn.

Futbollistët e Lirisë qysh në sekondat e para të ndeshjes kanë mundur të shënojnë, Magani gjuan por Donat Kaqiu shpëton gol të sigurt.

Në minutën e 9-të, Elton Basriu me kokë nga afërsia sjell skuadrën e tij në epërsi në 1-0.

Në minutën e 29-të Vrapi luan me dorë, arbitri Kosumi akordon 11 metërsh, por i saktë nuk ishte Haxhimusa duke goditur pingulen e portierit Bakaj.

Futbollistët e Gjilanit në minutën e 36-të barazojnë, pas harkimit nga këndi kapiteni Ylber Kastrati shkëputet mirë me kokë barazon shifrat në 1-1.

Mbrojtësi Armend Thaqi në minutën e 43-të, godet horizontalen e Lirisë.

United Hospital

Ndërsa dy minuta më vonë, Artur Magani me mjeshtri shënon duke ngrit epërsin për skuadrën e tij 2-1.

Në minutën e 64-të, Rron Gashi gjuan fuqishëm nga 17 metra Kaqiu mbron shkurtasi, topi dëbohet gjerë te Magani i cili ngrit epërsinë në 3-1, njeherit ky ishte goli i tij i 13-të në Superligë.

Në minutën e 72-të, vendasit nëpërmjet Florent Avdylit godasin shtyllën e Gjilanasve.

Në minutën e 74-të, rezervisti Kqiku harkon më së miri gjendet Betim Haxhimusa i cili nga 8 metra mposht portierin Bakaj.

Futbollistët e Gjilanit plot 15 minuta zhvilluan ndeshjen me një futbollist më shumë pasiqë futbollisti, Domxhoni i Lirisë pas dy kartonave të verdh merr të kuqin.

Trajneri i Gjilanit, Alban Hyseni, pas 90 minutave ka deklaruar.
“Bëmë shumë gabime në lojë, kjo na u hakmorr në rezultat bëmë gabime si në mbrojtje njashtu edhe në mesfushë, krijuam raste nuk i konkretizuam në disa raste skuadra ka humbur ekuilibrin në lojë, nuk di se çka ndodhi por na presin sfida tjera”.

Në javën e 30-të,Gjilani është nikoqir i rivalit të saj Dritës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.