UBT

Gjilani përuron shtëpinë e 25-të për familjet në nevojë‏

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është përuruar shtëpia e 25-të në Komunën e Gjilanit, ku në të do të jetoj familja pesë anëtarëshe e Ekrem Biqkut, i cili deri më tani kishte jetuar në kushte shumë të vështira sociale, çka pothuajse deri në këtë moment kishte humbur të gjitha shpresat se do të bëjë kulmin mbi kokë, derisa Komuna e Gjilanit i ndërtoi shtëpinë e cila i plotëson të gjitha kushtet për të jetuar kjo familje.

Në përurimin e shtëpisë ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.

“Familja Biqku, për shumë kohë ka jetuar në kushte shumë të vështira. Sot është përuruar shtëpia e 25-të në kuadër të programit për zgjidhjen e problemit të banimit social. Kjo është shtëpia e 25-të e ndërtuar deri më tani. Do të vazhdohet edhe me ndërtimin e 5 shtëpive të reja, ku dy ndërtohen nga donatorët dhe të tjerat nga fondi i grumbulluar. Sikur që do të vazhdohet edhe me renovimin e mbi 35 shtëpive dhe zgjidhjen e problemeve sociale. Gjithashtu, do të organizohet edhe një mbrëmje e tillë që të bëhet e mundur zgjidhja e rasteve që kanë problem banimin si elementin bazë të zhvillimit të familjes”, ka thënë kryetari Haziri, duke i uruar familjes Biqku shtëpinë e re.

Ai gjithashtu ka thënë se me angazhimin që do të bëhet, problemi i banimit social do të zgjidhet këtë vit.

FIDANISHTJA

“Lidhur me banimin social, ne këtë çështje do ta mbyllim këtë vit. Duke e përfunduar këtë si problem shumë të madh që pjesë shumë e madhe e familjeve në Gjilan e kishin. Gjithashtu, Komuna e Gjilanit ka edhe një numër të banesave në dispozicion, që do t’u ndaj familjeve pa kulm mbi kokë, në mënyrë që këto asete të jenë në shërbim të këtyre familjeve. Në të njëjtën kohë do të vazhdohet edhe me rritjen e fondit e banimit social, në mënyrë që të mbyllet lista e banimit social njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Haziri, duke bërë të ditur hapin tjetër të madh, atë të krijimit të vendeve të reja të punës.

Ekrem Biqku, duke qenë i emocionuar ka thënë se gjatë gjithë jetës kishte një brengë të vetme që ishte fiksim për të.

“Kisha hallin e përhershëm të zgjidhjes së problemit të shtëpisë. Unë edhe pse në këtë gjendje, ndjehem shumë mirë që shoqëria nuk më paska harruar asnjëherë”, ka thënë ai, duke falënderuar kryetarin për këtë mbështetje të fuqishme dhe zgjidhje të këtij problemi shumë të madh, duke i garantuar fëmijëve të tij kushte për jetë më të mirë në të ardhmen.

Ndryshe, në këtë shtëpi kanë dhënë kontributin e tyre, në inventarizim dhe mobilim edhe donatorët, mobileria “Besi” me pronar Isuf Xhemaili, mobileria “Driti”, me pronar Nazim Ademin që ka siguruar kuzhinën dhe donator të tjerë që bënë të mundur kompletimin e shtëpisë për Ekrem Biqkun. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.