Uji Dea

Gjilani përuron sallën e sportit në shkollën “Rexhep Elmazi”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit në kuadër të festës së Flamurit Kombëtar, sot ka përuruar sallën e sportit në shkollën “Rexhep Elmazi”, të ndërtuar me bashkëfinancim nga buxheti i Komunës dhe ai i Qeverisë së Kosovës.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga udhëheqësit e institucioneve komunale, të policisë së shtetit, të bashkësisë Islame dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit.

Uji Dea

Haziri, ka thënë në këtë rast se kjo sallë e cila po përurohet në festën e Flamurit, na bënë krenarë të gjithëve bashkërisht e në veçanti nxënësit, mësimdhënësit e shkollës dhe familjen e Rexhep Elmazit.
“Ky investim që e përuruam sot ka një rëndësi të veçantë dhe bashkërisht do të kujdesemi dhe do ta ruajmë. Kjo shkollë duhet të jetë krenare me emrin e Rexhep Elmazit dhe me punën që ai ka bërë gjatë gjithë jetës, duke lënë gjurmë të pashlyera në historinë kombëtare dhe në themelet e Arsimit në Gjilan. Sot, falë sakrificës së dëshmorëve, heronjëve dhe të rënëve për liri, ne festojmë dhe i gëzohemi sukseseve bashkërisht. Flamuri Kombëtar ka qenë dhe mbetet simbol i pashlyer në dashurinë për vendin tonë. Të tillë do ta ruajmë me angazhim, me punë, me arsim e me suksese deri sa të frymoj kombi shqiptarë”, ka thënë ndër të tjerash Haziri.

Kurse, Salvador Elmazi, Nazim Gagica dhe Alirizah Osmani, kanë thënë se kjo sallë e sportit në këtë shkollë është një mundësi më e madhe e zhvillimit të kulturës fizike me kushte më të mira për nxënës e shkollës dhe ngritjen e cilësisë në arsim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.