ARKATANA

Gjilani përuron bustin e Islam Islamit në Livoç të Ulët

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me këshillin e fshatit Livoç i Ulët, ka bërë sot përurimin e bustit të Islam Islamit, një atdhetar i cili kishte vuajtur jashtëzakonisht shumë nga dhuna dhe torturat nga sistemi i viteve të ’50-ta.

Në këtë ceremoni simbolike në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit, ka marrë pjesë nënkryetari, Arbër Ismajli, i cili ka thënë se personaliteti i Islam Islamit ishte i veçantë dhe si i tillë ai i bënë nder, jo vetëm fshatit, por gjithë Komunës së Gjilanit.

“Emrin e rrugës tani e tutje do ta nderojë edhe prezenca në bust e luftëtarit të lirisë, Islam Islami. Kjo tregon që rezistenca e popullit shqiptar i ka rrënjët shumë herët në luftën për çlirim të vendit. Vuajtjet dhe torturat e popullit shqiptar ishin jashtëzakonisht të rënda dhe për këtë të gjallët duhet të jenë krenarë dhe njëkohësisht janë borxhlinj që të punojnë edhe më shumë për zhvillimin dhe ecjen e madhe përpara të vendit tonë”, ka thënë nënkryetari, Arbër Ismajli.

ARKATANA

Fahrush Sadiku, nga ky fshat ka folur rreth persekutimit dhe dhunës që sistemi serb ka ushtruar mbi trupin e Islam Islamit, të cilin siç ka thënë ai, në vitin 1951 nga dhuna e ushtruar dhe torturat e kishin hedhur në gropën e gëlqeres duke menduar se tashmë kishte ndërruar jetë.

Ndërsa, siç ka rrëfyer ai, Islami kishte qëndruar dhe pas disa muaj e kishte marrë veten dhe mes tjerash kishte thënë se ‘Amaneti më i madh për brezat e ardhshëm është vazhdimi i rrugës për liri’, ka thënë ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.