ARKATANA

Gjilani përuron bustin e heroit Sylë Zarbinca

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot në qendër të Gjilanit është inauguruar busti Sylë Zarbincës, i cili gjithmonë u angazhua me bashkëluftëtarët e tij për mbrojtjen e territorit shqiptarë në kufirin me Serbinë dhe mbështetës madh edhe i Mulla Idriz Gjilanit në mbrojtjen e popullatës shqiptare.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo është një ceremoni simbolike për një luftëtar të madh i cili u angazhua gjithmonë për liri, barazi dhe mbrojtje të identitetit kombëtar.

“Sylë Zarbinca tani e tutje do të jetë roje e fuqishme e lirisë së Kosovës dhe testament për të vazhduar fuqishëm realizimin e amanetit të dëshmorëve dhe heronjve. Gjilani nga sot e di fuqishëm kontributin që e ka dhënë Sylë Zarbinca në rrugën e tij për liri. Prandaj sot së bashku me deputetët, përfaqësuesit e qeverisë, me përfaqësues të shumtë të institucioneve ne e bëmë zbulimin e bustit të dëshmorit të kombit”, ka thënë kryetari Haziri, duke falënderuar vendosmërinë e madhe të haxhi Tahir Zukën, për vendosjen e bustit në Gjilan.

ARKATANA

Haziri ka thënë se Sylë Zarbinca ka lënë pas vetes, vepra të mëdha të vendosmërisë për liri, ka lënë pinjoll të vyeshëm dhe mësime se si duhet atdheu dhe se si punohet për liri.

Kurse në emër të familjes ka folur nipi i tij, Eshtref Shabani, i cili ka falënderuar kryetarin Haziri për veprën e madhe që ka bërë në nderim të Sylë Zarbincës që të mos harrohet asnjëherë e kaluara jonë, vuajtjet e mëdha të popullit shqiptar dhe duke kujtuar të kaluarën mund të ndërtojmë më fuqishëm të ardhmen për vendin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.