Uji Dea

Gjilani përmbyll stinorin vjeshtor me fitore në Mitrovicë

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Në javën e fundit të Vala Superligës së Kosovës në futboll, futbollistët e Gjilanit kanë zhvilluar ndeshjen futbollistike si mysafire me Trepçën në Mitrovicë duke shënuar fitore me rezultat 0-2.

Në gjysme lojën e parë dy skuadrat patën nga një gjysmë rast së pari në minutën e 5-të Abdyli i vendësve provon nga 25 metra por gjuajtja e tij përfundon jashtë portës së Faton Malokut.

Në të njëjtën mënyrë tenton edhe Azem Ahmeti në minutën e 22, por gjuajtja e tij përfundon mbi portën e Manxhollit të ‘xehetarëve’.

Tre minuta para se të përfundojnë 45 minutat e parë Azem Ahmeti harkon në zonë të rreptësisë më së miri gjendet mesfushori Zgjim Mustafa i cili me kokë gjenë rrjetën e Manxhollit duke sjellë skuadrën e tij në epërsi në 1-0.

Në pjesën e dytë futbollistët e Gjilanit ishin shumë më të rrezikshëm në minutën e 58 futbollisti më i mirë sot në fanellën e Gjilanit Zgjim Mustafa gjuan drejt portës por topi nuk arrinë vijën fundore të vendësve.

FIDANISHTJA

Dy minuta më vonë futbollistët e Gjilanit organizojnë një aksion të rrjedhshëm e këtë më së miri e realizon Shabani i cili ngrit epërsinë e skuadrës së tij në 2-0.

Rast të mirë pati edhe Haxhimusa i Gjilanit në minutën e 83 por në momentin e fundit ngatërrohet duke dështuar para portës së Manxhollit./rajonipress/

Trepça: Manxholli, Voca, Shabani, Berisha, Kutllovci, Ahmeti, Avdyli, Hyseni, Baliqi, Sahiti, Muja.

Gjilani: Maloku, Arm.Thaçi, Kastrati, Bekteshi, Blakçori, Arb.Thaçi, Mustafa(Gashi), A.Ahmeti, B.Ahmeti(Haxhimusa), Nebiu, Eminhaziri.

Gjyqtarë: B.Jahmurataj, J.Musolli, B.Morina, I.Shuleta

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.