FITORJA

Gjilani përmbyll programin 5 – vjeçar me USAID-in me vlerësim të lartë të gradimit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka përmbyllur programin 5 – vjeçar të partneritetit me USAID TEAM, me vlerësim prej 75 pikësh për këtë vit, në kuadër të programit Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM).

Përfaqësuesit e USAID TEAM kanë vlerësuar lartë përparimin e Gjilanit në këtë aspekt, pasi në vitin 2017 ishte vlerësuar me 44 pikë.

Ata theksuan se Gjilani është komuna që ka përparuar më së shumti në procesin e gradimit, derisa kanë uruar që kjo performancë të vazhdojë është në qeverisjen e re.

Kryetari në detyrë i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar përfaqësuesit e USAID TEAM për mbështetjen e jashtëzakonshme për Gjilanin, në fushën e prokurimit, financave, auditimit, personelit e zyrën e informimit, në ngritjen e kapaciteteve dhe mbështetjen e madhe me anë të pajisjeve.

“Falë mbështetjes së USAID TEAM, Gjilani është vlerësuar me 75 pikë dhe i falënderoj shumë për vlerësimin e lartë. Me këtë rast e falënderoj USAID-in pasi për 21 vite ka qenë partner dhe mik i madh i Gjilanit, duke na ndihmuar në shumë fusha”, ka thënë Haziri.

ARKATANA

Haziri bëri të ditur se lajmi i mirë është që Gjilani ka fituar grant prej 296 mijë euro nga ana e organizatës gjermane GIZ për performancën në mjedis, derisa bëri të ditur se nga fondi i MCC të qeverisë amerikane, sot janë konfirmuar edhe 30 grante për gratë.

“Po ashtu, lajmi i mirë është që partnerët e mëdhenj të Komunës sonë, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka për Investime Europiane dhe Fondi i Ballkanit perëndimor, Gjilanin e kanë vendosur në kuadër të tetë komunave për të realizuar studimin e fizibilitetit për ngrohjen e qytetit dhe ky konfirmim neve na gëzon për të ardhmen e qytetit tonë”, ka shtuar kryetari Haziri.

Ai bëri të ditur se në muajin nëntor Komuna e Gjilanit ka tejkaluar të hyrat komunale për 114 për qind të inkasimit, ndërkaq në tatimin në pronë e ka tejkaluar në 120 për qind të grumbullimit.

Kryetari Haziri tha se gjendja pandemike është në menaxhim të plotë, ku vetëm 6 raste janë në vet-izolim, derisa konfirmoi se 56 për qind e qytetarëve janë vaksinuar me vaksinën e dytë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.