ARKATANA

Gjilani përmbush me sukses zbatimin e ligjit për personat me aftësi të kufizuara

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në një bashkëbisedim të Komisionit parlamentar për shëndetësi me zyrtarët komunal për shëndetësi dhe administratë në Komunën e Gjilanit janë parë mundësitë më të mira për të zbatuar ligjin për persona me aftësi të kufizuara.

Për të parë nga afër “Monitorimin e zbatimit të Ligjit për persona me aftësi të kufizuara”, deputetët e Kuvendit të Kosovës nga komisioni parlamentar për shëndetësi i udhëhequr nga Salije Mustafa, Flora Brovina dhe Time Kadrija kanë qëndruar të hënën në Gjilan ku kanë biseduar me Xhemajl Salihun drejtor për shëndetësi e mirëqenie sociale dhe Arben Dubova nga administrata e përgjithshme.

Xhemajl Salihu e ka njoftuar komisionin parlamentar me mangësitë, të mirat dhe dobësitë që ka ligji dhe ka thënë se Komuna e Gjilanit po e zbaton këtë ligj duke krijuar dhe ofruar kushte maksimale personave me aftësi të kufizuara.

Salihu tha se Komuna e Gjilanit është kampion në zbatimin e ligjit për personat me afëtsi të kufizuara meqë në këtë drejtim deri tani ka arritur të edukojë, arsimoj dhe integroj me sukses personat me aftësi të kufizuara.

Salihu tha se drejtoria që ai drejton ndihmon me ndihma në barna, veshmbathje e pako ushqimore shumë kategori sociale duke filluar nga invalidët, pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara.”Kemi shumë kërkesa për ndihma nga të gjitha kategoritë derisa subvencionet i kemi të kufizuara” tha Salihu.

Fundamenti

Ndërkaq deputetja Salije Mustafa ka pyetur se sa u ndihmohet fëmijëve sidomos tek kujdesi shtëpiak , derisa deputetja Flora Brovina ka pyetur se sa po zbatohet ligji për personat me aftësi të kufizuara në Gjilan.

Pyetje të ngjashme ka shtruar edhe deputetja Time Kadrija e cila tha se janë të interesuar që të marrin informacione të mjaftueshme për zbatimin e ligjit, për çka edhe është realizuar kjo vizitë.

Këtyre interesimeve u është përgjigjur Arben Dubova nga drejtoria e administratës së përgjithshme i cili tha se në administratën e Gjilanit janë të punësuar pesë persona me aftësi të kufizuara.

Në fund Flora Brovina ka thënë se Komuna e Gjilanit është mirë duke e implementuar ligjin për personat me aftësi të kufizuara. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.