Fundamenti

Gjilani përkujton Xhavit Ahmetin në 23-vjetorin e vdekjes tragjike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në 23-vjetorin e vdekjes tragjike të prof. dr. Xhavit Ahmeti, nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, i shoqëruar nga kryesuesja Shpresa Kurteshi Emini dhe drejtorët komunal, kanë bërë homazhe tek busti i tij në kampusin e shkollave të mesme dhe tek lapidari në fshatin Përlepnicë.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka thënë se gjithmonë do të përkulen para veprës së madhe të Xhavit Ahmetit, duke thënë se ai ka qenë bashkëpunëtor i presidentit Rugova, për të shtuar se ai ka qenë i të gjithëve, jo vetëm i familjes.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi Emini, pohoi se Xhavit Ahmeti vazhdon të mbetet gjithmonë njëri nga personalitetet, i cili me kapacitetin e tij profesional dhe njerëzor, ka dhënë shumë për arsimin shqip, për Gjilanin dhe për Kosovën.

Hidromorava

Në emër të familjes ka folur vëllai i Xhavit Ahmetit, ish ministri i Transportit, Qemajli, i cili e ka falënderuar Komunën e Gjilanit në krye me Lutfi Hazirin për nderimin që po ia bëjnë figurës së tij.

“Për ne është ditë e rëndë dhe na kthen para 23 vjetësh në ditën e vdekjes, por këtë dhembje po na e largojnë njerëzit anë e mban Kosovës. Gjilani nuk e ka harruar asnjëherë respektin për figurën e Xhavit Ahmetit. Prandaj, përpos dhembjes e kemi edhe krenarinë”, tha Qemajl Ahmeti. /rajonipress/