Gjilani përkujton martirët e Malishevës

Gjilan – Këshilli i Fshatit Malishevë, nxënësit e shkollës “Abdullah Tahiri” dhe banorë të shumtë të fshatit, kanë bërë homazhe pranë përmendores së dëshmorëve në qendër të fshatit dhe tek varret e martirëve të vrarë në këtë lokalitet.

Rashit Sahiti, kryetar i Këshillit të Fshatit, ka thënë se 19 vjet më parë pikërisht më 16 prill 1999 janë torturuar e më vonë edhe vrarë martirët Adem Salihu, Naser Neziri, Muhamet Ibrahimi, Avdi Mustafa dhe Hasan Mustafa, duke u bërë kështu themel i fuqishëm i lirisë së Kosovës, të cilën po e gëzojmë të gjithë ne së bashku.

Sahiti bëri të ditur, po ashtu, që gjithmonë kjo ditë do të jetë në kalendarin e nderimit të veprës së dëshmorëve, martirëve dhe të rënëve për lirinë e vendit, të cilën populli shqiptarë e ka paguar më gjakun e mijëra të djemëve e vajzave, të cilët tashmë janë në përjetësi.

Xhelil Neziri, në emër të familjes, ka falënderuar të pranishmit dhe ka kërkuar që për martirët e vrarë në Malishevë të ngritet një përmendore në vendin e vrasjes së tyre, e cila do të ishte një kujtim i gjatë në memorien e brezave të ardhshëm, që të kujtoheshin gjithmonë ata që kanë dhënë jetën për liri.

Ndërsa, mbesa e Adem Salihut, ajo që bartë emrin e tij Ademina, ka lexuar para të pranishmëve një ese për humbjen e dajës së saj dhe sakrificën e madhe të shqiptarëve në fundin e shekullit që lam pas./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).