RCCOLA

Gjilani përkrah transportin urban

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan- Komuna e Gjilanit pas aprovimit të strategjisë për mobilitet në asamblenë komunale, e cila u realizua në bashkëpunim me programin e USAID-it, Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive ( DEMI) , ka filluar me implementimin e kësaj strategjie dhe deri më tani është duke u implementuar në mënyrën më të mirë të mundur tha Omer Daku, nënkryetar i Komunës dhe njëherit koordinator i kësaj grupe.

Daku tha për rajonipress se gjatë punës një vjeçare është punuar në drejtim të përmirësimit të komunikacionit në tërë qytetin e Gjilanit e sidomos në 17 udhëkryqet kryesore, të përmirësoje parkingjet, të përmirësoje lidhjet për këmbësor dhe siguri të tyre, të zhvillojë mundësi për transport urban etj.

Daku e vlerëson lartë profesionalizmin si dhe bashkëpunimin shumë të mirë në mes të ekspertëve të komunës së Gjilanit dhe ekspertëve nga SHBA edhe gjatë kohës së organizimit të dëgjimit publik për transportin urban (e cila është në kuadër të strategjisë për mobilitet) e që njëkohësisht ishin edhe përvoja të reja edhe për Gjilanin.

“Është shume inkurajuese pjesëmarrja dhe interesimi i qytetarëve për të qenë bashkëpjesëmarrës dhe kontribuues për realizimin sa më të mirë të një projekti të tillë”.
Krahasuar me pritjet nga ky dëgjim publik i transportit urban, Daku tha se është ndarë edhe më i kënaqur.

Gjatë kohës së dëgjimit publik qytetarët kanë pasur mundësi të japin edhe vërejtjet dhe propozimet e tyre. “Kërkesat e reja të qytetarëve janë në interes të vet qytetit të Gjilanit në përgjithësi dhe të qytetarëve në veçanti”tha Daku.

Daku shpalos edhe disa nga rezultatet e arritura nga ky dëgjim publik. Sipas tij kërkesa më e madhe e qytetarëve ka dominuar shërbimi me autobus prej të cilëve rreth 70 % do ta shfrytëzonin transportin urban, 5 % veturën, 15 % biçikletën dhe 10 % ecjen, kurse për taksi nuk kishte të deklaruar.

Mobi Casa

Kurse deri më tani sipas deklarimeve të qytetarëve, gjendja ka qenë si në vijim: 40 % veturë, 15 % taksi, 3 % biçiklete dhe 42 % këmbë.

Në pyetjen se a do të paguanin qytetarët për udhëtim paraprakisht ata kanë propozuar prej, 0.20 euro, 0.30 euro, 0.40 euro dhe 0.50 euro. Daku tha se këtu duhet vlerësuar korrektësinë e qytetarëve sepse vetëm 15 % janë deklaruar që do të ishin të gatshëm të paguanin 0.20 euro, kurse 80 % që do ishin të gatshëm të paguanin 0.30 euro si dhe 5 % që do të paguanin 0.50 euro.

Qytetarët gjithashtu kanë mbështetur pagesën mujore , mbi 95 % kurse me pak se 5 % nuk e mbështesin.

Daku tha se pyetjet e parashtruara gjatë dëgjimit publik dhe përgjigjet e tyre do te ndihmojnë në hartimin e detyrës tenderuese edhe në atë : cilat nga destinacionet do të ishin më të dëshiruara, sa do të ishte gatishmëria për të ecur deri te stacioni i autobusëve, sa do të ishte gatishmëria për të pritur autobusin etj.

Sipas Dakut bazuar nga të dhënat e përmbledhura, janë nxjerr edhe rekomandimet konkrete për këmbësorë në qendër të qytetit (shëtitoret për këmbësor), Rekomandimet për këmbësor (ndalim parkimet), Rekomandimet për Parkingje etj.

Daku tha se Gjilani tani është në përgatitje të hartimit të detyrës projektuese e cila mendohet të realizohet përmes Partneritetit Privato Publik (PPP) dhe se në vitin 2013 do të fillohet me transport urban./rajonipress/