Fundamenti

Gjilani përfundon me sukses fushatën e korrje-shirjeve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka përfunduar me sukses fushatën e korrje-shirjeve gjithandej territorit të saj.

Drejtori për Bujqësi, Ramiz Ramadani, në konferencën e sotme për media, ka thënë se në Gjilan kanë qenë të mbjella me grurë 2800 hektarë, ndërkaq mesatarja e rendimentit për hektar ka qenë 4166 kilogram.

“Për shkak të kushteve klimatike të pa favorshme, duke filluar nga dimri shumë i ashpër dhe duke vazhduar me mungesë të reshjeve në fazat kritike të bimës, edhe përkundër farnave cilësore dhe aplikimit të masave agro teknike, rendimenti ishte mesatar. Me këtë rendiment sigurohen mbi 11.664 tonë grurë dhe plotësohen nevojat bazike për banorët e komunës rreth 58 për qind”, ka thënë Ramadani.

UBT

Ai thekisoi se fushata është zhvilluar normalisht, duke u respektuar në plotni çmimi i korrjes dhe të gjitha kushtet e korrjes.

I pari i drejtorisë së Bujqësisë në Gjilan ka apeluar bujqit që mos të digjen hamulloret, por ta bëjnë një lëvrim të cekët me qëllim të ruajtjes së masës organike, e cila mineralizohet dhe shëndrrohet në pleh.

Përndryshe, në arat e komunës së Gjilanit kanë qenë të mbjella 2800 hektarë grurë, 80 hektarë elb dhe 30 hektarë tërshërë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.