Gjilani përfiton edhe një grant të përformancës në fushën e mjedisit

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka përfituar edhe një grant për fushën e pastërtisë.

Kjo u bë e ditur sot në ceremoninë e lansimit të Grantit të Performancës, ku në emër të kryetarit Haziri, e ka nënshkruar marrëveshjen me Ministrinë e Mjedisit dhe organizatën gjermane GIZ, nënkryetari Arbër Ismajli.

Nënkryetari Ismajli ka falënderuar ministrin e Mjedisit, Fatmir Matoshi dhe përfaqësuesit e organizatës GIZ për mbështetjen ndaj Gjilanit në fushën e menaxhimit të mbeturinave.

“Marrëveshja tripalëshe që e kemi nënshkruar sot ka për qëllim mbështetjen në kuadër të fondit prej 3.5 milionë euro për komunat e Kosovës e mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe GIZ. Në emër të kryetarit Haziri, i falënderoj shumë sepse kjo mbështetje është jashtëzakonisht e madhe për komunën tonë për të pasur një mjedis të pastër. Ne kemi qenë model në nivel Republike sa i përket aksionit
“Ta pastrojmë Kosovën” dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me rezultate pozitive”, ka thënë nënkryetari i Gjilanit.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit javë më parë është shpërblyer me 100 mijë euro grant nga Ministria e Mjedisit si rezultat i performancës në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).