United Hospital

Gjilani përfaqësohet denjësisht në manifestimin tradicional “Festa e Abetares”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ardiana Morina Abdyli mësuese në SHFMU “Thimi Mitko” në Gjilan tha se së bashku me nxënësit e klasës së parë ka përfaqësuar në mënyrë dinjitoze qytetin e Gjilanit, në manifestimin tashmë tradicional të mbajtur në Prizren. E kënaqur është ndarë edhe Mirlinda Bunjaku koordinatore e festës.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë më 17. 05 .2019 ka organizuar manifestimin tradicional Festa e Abetares, me moton “Ne festojmë të bashkuar”, e cila është mbajtur në Sallën e Sporteve “Sezai Surroi”, në Prizren.

Në këtë manifestim, të pranishmëve u janë drejtuar me fjalë rasti, ministri i Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Besa Shahini. Këtë ngjarje të rëndësishme për fëmijët e klasave të para e ka përshëndetur edhe përfaqësuesja e Ministrisë së Arsimit të Maqedonisë, Adriana Shehu.

HW

Në manifestimin tradicional “Festa e Abetares” janë paraqitur me program kulturo-artistik nxënësit e shkollave të përzgjedhura nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.

“Ne si shkollë kishim privilegj dhe kënaqësi që përfaqësuam komunën e Gjilanit. Unë si koordinatore isha e kënaqur me bashkëpunimin e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan dhe drejtoreshës së shkollës “Thimi Mitko” e ne veçanti me mësuesen Ardiana Morina Abdyli. I përgëzoj nxënësit që na përfaqësuan denjësisht qytetin tonë. Po ashtu edhe prindërit për kontributin e tyre. Suksese në hapat drejt diturisë”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.