UBT

Gjilani për tre muaj, 40 për qind të hyra më të mëdha se tremujori i parë i vitit të kaluar‏

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Të hyrat financiare në nivel të Komunës së Gjilanit, janë impresionuese karshi krahasimit me periudhën e njëjtë të tremujorit të parë të vitit 2015, ose përkthyer në shifra, 40% të hyra më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit 2015, kështu ka thënë në një konferencë për media, drejtori i Drejtorisë Komunale për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi.

Maliqi, në këtë komunikim me publikun, ka thënë se karshi detyrave që ka kjo Drejtori, si: përgatitjen e rrjedhës së parasë dhe dorëzimin e saj në Ministrinë e Financave, përgatitjen e pasqyrave financiare dhe barazimin me Departamentin e Thesarit, përgatitjen e bartjes së mjeteve financiare nga viti paraprak përmes aprovimit të Kuvendit të Komunës, kjo Drejtori dhe stafi i saj i kanë kushtuar rëndësi të veçantë edhe inkasimit dhe rritjes së të hyrave vetanake, duke bërë që këtë vit të kemi rritje të të hyrave, pothuajse në të gjitha kategoritë buxhetore.

Drejtori Maliqi, ka apeluar tek të gjithë qytetarët e Gjilanit, që të bëjnë pagesën e tatimit në pronë, sepse këto mjete i kthehen qytetarit me investime në infrastrukturën publike.

Fundamenti

“Tatimi në pronë është e hyra kryesore e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, e cila e hyrë mbetet 100% në Komunë, duke iu kthyer qytetarëve me investime në infrastrukturë. Në këtë tremujorësh, në kuadër të tatimit në pronë, janë shpërndarë 31 mijë e 298 fatura, dhe janë pranuar deri më tani vetëm 160 ankesa, që një pjesë e tyre tashmë është shqyrtuar. Të hyrat në këtë kategori çdo muaj sa vijnë e shtohen më shumë. Në periudhën janar – mars 2016, janë inkasuar nga tatimi në pronë 306 mijë e 865 euro, ose 22.10% më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar”, ka thënë në fjalën e tij Drejtori i Financave, Maliqi.

Poashtu, drejtori Maliqi ka rikujtuar të gjithë borxhlinjtë se 2 shtatori po ofrohet, datë kur ligjit për faljen e borxheve i skadon afati dhe se faturat kthehen në gjendjen e mëparshme me të gjitha kamatat dhe ndëshkimet.

Ai poashtu ka përmendur faktin se bizneset kanë konfirmuar përgjigjen ndaj Komunës me pagesën e tatimit në pronë, para datës së cekur dhe kështu nga mbi 7 milionë euro sa janë borxhe në këtë kategori, 2/3 falen, ose mbi 5 milionë euro, ndërsa, mbeten për inkasim mbi 2 milionë euro, duke përfshirë bizneset, por edhe amvisëritë njëkohësisht./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.